Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Brazil-Kili, sfida që rezervon surpriza

Brazil-Kili, një përballje tipike amerikano-latine ku do ndeshen dy skuadra jo të një nveli por me siguri shumë të stimuluara dhe që e njohin njëra-tjetrën deri në detaje.

Nëse nuk do kishte qënë "Loco" Bielsa në mes, ndoshta Dunga do ta kishte pasur më të lehtë, por këtë herë kilenët janë treguar “dinakë”, duke marrë një trajner ekspert. Statistikat flasin në favor të Brazilit pasi Selecao i ka fituar të tetë takimet e fundit me Kilin dhe humbet me "La Roja" që nga gara kualifikuese e vitit 2001, e fituar 3-0.

Në 5 fitoret e fundit, Robinho i ka shënuar 6 gola Kilit dhe pritet që ai ta bëjë sërish një gjë të tillë. “Gjithmonë kam shënuar ndaj tyre”, shprehet sulmuesi që shtoi se është rekuperuar nga një problem fizik.

Në kampin tjetër ka një optimizëm të madh, madje Kili nuk do ndryshojë modul as ndaj Brazilit. “Deri tani kemi luajtur me tre sulmues dhe nuk do ndryshojmë modul”, shprehet Mauricio Isla. Në vijim ai shton se Kili duhet të ketë një ritëm të lartë loje ashtu si kundër Spanjës.

Besim të madh ka edhe ish sulmuesi legjendar, Ivan Zamorano. “Nuk do ishte aspak surprizë sikur Kili të mundte Brazilin. Po luajmë një botëror të mrekullueshëm pasi është një skuadër që nuk mendon të mbrohet dhe sulmon shumë”, thekson ai.
TCH
 
Titulli: Brazil-Kili, sfida që rezervon surpriza

po po, njesoje si surpriza mes Argjentines dhe Meksikes ;)
 
Titulli: Brazil-Kili, sfida që rezervon surpriza

po po, njesoje si surpriza mes Argjentines dhe Meksikes ;)

epo kjo e brazilit nuk è surprize,kur dihet qe do fitoje:lol:
 
Titulli: Brazil-Kili, sfida që rezervon surpriza

Brazili gjunjëzon Kilin
Kombëtarja e Brazilit ka treguar fuqinë e vet me fitoren e shënuar përballë Kilit, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Ellis Park të Johanesburgut ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të Selecaos.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur mbrojtësi i Romës, Juan, shënoi një gol të bukur me kokë.

Tre minuta më pas, pas një kombinimi të Robinho, Kaka dhe Luis Fabiano, ky i fundit e mposhti portierin Bravo (38’), për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë, ishin sërish brazilianët ata që realizuan, ndërsa ekzekutues ishte Robinho, i cili u asistua nga Ramirez (59’).

Në çerekfinale, pesëherë kampioni i botës do të ndeshet me Holandën që të hënën eliminoi Sllovakinë me rezultat 2-0. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back