Arfenilla
Themelues i Forumit
I]
Një fëmijë i vogël në Elbasan është braktisur në jetimore nga prindërit, pasi lindi me sindromën down.[/B]
Por, një familje amerikane, ka vendosur që ta adoptojë atë, duke treguar një shembull të madh altruizmi dhe dashurie për fëmijët.
Gjë që nuk ndodhi me prindërit natyralë të vogëlushit.
“Mario i vogel ishte braktisur në një jetimore të Elbasanit.
Por, shumë shpejt fati i ka buzëqeshur atij dhe kjo familje simpatike nga SHBA, ka zgjedhur pikërisht Marion për ta pasur në gjirin e familjes së tyre, duke i dhënë kështu atij një mundësi për të pasur një familje në një shtet ku ofron shumë me shumë se vendi ynë për të ardhmen e tij.
Ne patëm fatin të njihemi me këtë familje kur ata para se të nisen për në USA, u paraqiten pranë DSA për të bërë një vlerësim të zhvillimit të Mario bukuroshit”, bën me dije Down Syndrome Albania.
Tashmë Mario ka nisur jetën në SHBA, me familjen e tij të re./b.l