Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Botoi komentin e senatorit, jep dorëheqjen redaktori i New York Times

Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”. Zoti Cotton shkruante se një “shfaqje e madhe e forcës” do të rivendoste rendin pas protestave të përhapura në të gjithë vendin, disa prej të cilave të dhunshme.
lg.php
Është vonë për të mbështetur autoritet e zbatimit të ligjit në nivel vendor me autoritetin federal“, shkruante zoti Cotton.
Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se nuk arriti të sigurojë ndonjë koment mbi këtë zhvillim nga James Bennet si dhe nga ndonjë përfaqësues i senatorit Cotton. Opinioni i shkruar në “New York Times” nxiti kritika si brenda ashtu edhe jashtë redaksisë së gazetës. Disa lexues e gazetarë thanë se artikulli mbështeste veprime që do të vinin në rrezik protestuesit dhe gazetarët.
lg.php
Fillimisht, botuesi i gazetës “New York Times” A.G. Sulzberger e mbështeti vendimin për ta botuar artikullin.

Unë besoj në parimin e të qënit të hapur ndaj opinioneve të ndryshme, madje edhe ndaj atyre me të cilat ne nuk pajtohemi dhe ky artikull u botua nën këtë frymë“, shkruante ai në një email drejtuar stafin të gazetës ditën e enjte.

Por të dielën zoti Sulzberger shkruante në një shënim dërguar stafit të gazetës që u sigurua edhe nga “Reuters” se: “javën e kaluar pamë një dështim të fortë në procesin tonë të redaktimit që nuk është i pari që kemi përjetuar vitet e fundit“.

Protestat për drejtësi mes komuniteteve të ndryshme racore në vend shpërthyen 14 ditë më parë pas shfaqjes së pamjeve filmike që tregonin George Floyd, një 46 vjeçar të paarmatosur, nën pranga e të shtrirë me fytyrën poshtë në një nga rrugët e Mineapolis ndërsa një oficer policie i kishte vendosur gjurin mbi qafë duke e mbajtur për rreth nëntë minuta.

James Bennet do të zëvendësohet nga Katie Kingsbury. Zoti Bennet ka qenë redaktor i faqes editoriale të gazetës që nga viti 2016. Ai ka ndihmuar në zgjerimin e gamës së zërave të botuar në gazetë si dhe ka eksploruar formate të reja, sipas një emaili që zoti Sulzberger i kishte dërguar stafit të gazetës. Para se t’i bashkohej “New York Times” në detyrën e redaktorit, zoti Bennet ishte kryeredaktor i revistës “The Atlantic”.

Dorëheqja e tij vjen ndërsa disa redaksi lajmesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë vendimet e tyre mbi artikuj të botuar nëse ato përfaqësojnë shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e duhur ndaj çështjeve të komunitetit afrikano-amerikan.

Të shtunën, kryeredaktori i gazetës “Philadelphia Inquirer”, Stan Wischnowski dha dorëheqjen pasi punonjës të saj dolën në protestë lidhur me një artikull të titulluar “Edhe ndërtesat janë të rëndësishme”, një artikull mbi ndikimin e demonstratave të dhunshme tek prona private.

Stan Wischnowski ka vendosur të largohet nga detyra e nënpresidentit dhe kryeredaktorit e të nisë një kapitull tjetër në karrierën e tij“, thuhej në një deklaratë të shkruar të drejtueses ekzekutive të “Philadelphia Inquirer” Lisa Hughes.

“Reuters” nuk ka arritur të sigurojë ende asnjë koment nga zoti Wischnowski rreth këtij zhvillimi./VOA
 
Rromuj dynjaja.
Por gjithesesi dhe fuqia e mendias dihet.
Por dihet se dhe ato jane te lira deri ne nje fare pike,sado te forta e nderkombtare qofshin ato.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back