Shorti i Botërorit 2026, ja si ndahen grupet eliminatore
Mesditën e kësaj të premte është hedhur shorti për kualifikueset e kampionatit botëror të vitit 2026 që do të mbahet në Amerikë, Kanada dhe MeksikëGoglat kanë sjellë përballje interesante mes të cilave dhe “duelin” që njëherë u la përgjysëm për shkak të një droni atë mes Shqipërisë dhe Serbisë.
SHORTI:
GRUPI A, Fituesi Gjermani-Itali, Sllovaki, Irlandë e Veriut, Luksemburg
GRUPI B, Zvicër, Suedi, Slloveni, Kosovë
GRUPI C, Humbësi Portugali-Danimarkë, Greqi, Skoci, Bjellorusi
GRUPI D, Fituesi Francë-Kroaci, Ukraina, Islandë, Azerbajxhan
GRUPI E, Fituesi Spanjë-Holandë, Turqi, Gjeorgji, Bullgari
GRUPI F, Fituesi i Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlandë, Armeni
GRUPI G, Humbësi Spanjë-Holandë, Poloni, Finlandë, Lituani, Maltë
GRUPI H, Austri, Rumani, Bosnje & Hercegovinë, Qipro, San Marino
GRUPI I, Humbësi Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Estoni, Moldavi
GRUPI J, Belgjikë, Uells, Maqedoni e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtein
GRUPI K, Angli, Serbi, Shqiperi, Letoni, Andorra
GRUPI L, Humbësi i Francë-Kroaci, Rep. Çeke, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltar
(A2 Televizion)