Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

Ideja e artistit shqiptar për të krijuar një botë në miniaturë brenda një poçi elektrik ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve anembanë botës, shkruan “Daily Mail”. Adrian Limani (21) nga Presheva ka arritur të prodhojë një seri fotografish të reja, të cilat ai beson se japin të njëjtin efekt si anijet në një shishe. Ai “ka futur” në poç elektrik Kullën e Eiffelit apo kullën e Pizës, duke i lidhur poçet elektrike ndërmjet vete dhe duke krijuar kështu një botë miniaturë brenda secilit poç.

Limani thotë se këtë gjë e bën shumë lehtë. ”Bëj disa foto të poçeve, pa asnjë efekt të fotoaparatit”, ka thënë ai. Më pas ai fillon krijimin e këtyre imazheve me kombinimin e dy fotografive. Të njëjtat imazhe i bën disa herë me ngjyra të ndryshme, për të zgjedhur në fund atë e cila lë më shumë për të kuptuar.

"Gjithmonë kur kam përfunduar një nga veprat e mia, kam bërë dy ose tri versione të ndryshme të ngjyrave dhe më pas e zgjedh një e cila është më e mirë”, është shprehur ai.

Sipas Adrian Limanit, për të bërë një imazh të vërtetë dhe të madh nuk është aspak e lehtë, sepse duhet pasur shumë ide, shumë imagjinatë, sepse është më mirë të jetë një stil unik, në mënyrë që puna të dallohet nga ajo e të tjerëve.

”Idetë e mia ose frymëzimi zakonisht më vijnë nga muzika, filmat, librat, dhe situatat e ndryshme që unë i jetoj çdo ditë. Ndërkaq, kur kam kohë të lirë dal e shkrep fotoaparatin disa herë në vende të ndryshme, nga kënde të ndryshme, sepse kështu kam pak më shumë material për të bërë diçka vërtet të mirë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me interesimin e njerëzve për t’i parë fotografitë e tij.

"Jam shumë i lumtur kur kam dëgjuar se njerëzit pëlqejnë fotot e mia ngase gjithmonë përpiqen që të jem sa më origjinal. Ata më thonë për mua: Vetëm vazhdo atë që ke filluar për shkak se ju bëni punë të madhe”. Dhe unë me të vërtetë të përpiqem të bëj më të mirën”, ka shtuar Limani

Pasioni i tij për fotografi ka filluar qëkur ishte në shkollën fillore, duke filluar me hulumtim në internet, e më pas edhe duke bërë fotografi të ndryshme. Mirëpo këtë pasion Adriani ka filluar të trajtojë seriozisht në moshën 17-vjeçare.

”Kam filluar të bëj fotografi serioze kur isha 17 vjeç, dhe kjo ishte një ndjenjë e madhe” ka thënë ai..

Deri më tani ka krijuar fotografi të ndryshme, me imazhe mbresëlënëse. Disa nga ato janë: dy zogj, të cilët luftojnë brenda një poçi elektrik, pastaj një anije peshkimi brenda një poçi tjetër, si dhe imazhe të ndryshme me tema të shumta.
shqipjapoci_(1).jpg
shqipjapoci_(2).jpg
shqipjapoci_(3).jpg
shqipjapoci_(4).jpg
shqipjapoci_(5).jpg
f1_shqipjapoci1346396047.jpg
/Koha.net
 
Titulli: Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

Sa te bukura fotot:)

Bravo per iden e iniciativen e shqiptarit!
 
Titulli: Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

bravo i qoft shum te bukura fotot
 
Titulli: Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

e po te shkrete shqiptare cdo her problem me dritat keshtuq ideja ka lind duke prit dritat.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back