Bota e çdonejrit nga ne nis dhe përfundon te vetja

Lauri

Anunnak
PERSIATJE
Bota e çdonejrit nga ne nis dhe përfundon te vetja

Ka disa sjellje të cilat mund të mos të jenë të ndaluara me ligj, por që nuk t’i lejon vetja.
Janë pikërisht ato që diferencojnë njeriun me integritet, atë që nuk e mundon frika, se çfarë mendojnë të tjerët për të dhe nuk vuan nga makthet e të qenit i rrethyar nga vështrime qortuese apo ëndje të sëmbuara nga zilija. Nuk ka rëndësi se çfarë bën dallimin me të tjerët, prioritare është respekti ndaj vetes, ndaj asaj që ke ndërtuar me kaq mund dhe sakrifica, asaj vetvete që të përfaqëson denjësisht. Jo gjithmonë duhet të presësh kritika dhe nënqeshje ironike, për të kuptuar se ajo që po bën është në kundërshtim me atë që presin të tjerët nga ju. Secili nga ne është i armatosur më një shqisë, që na mbron nga papajtueshmëria me veten dhe balancon ekuilibrat e prishur nga ndikimi i rrethanave dhe indicieve që përftohen në realitetin e sëmbimit të gjithçkaje në përpjekjen shteruese për dominim. Asnjë herë nuk biem në gabim nëse i përgjigjemi atij instinkti, nëse nuk lejojmë që një tendencë për risi apo ngulm për përformancë sfiduese, të na kthehet në bumerang. Përpjekja e një peshku për të fluturuar dhe një zogu për të notuar është përfundimi i një rezultat dëshpërues. Çdonjëri nga ne ka zhguallin e vet, brenda të cilit ai jeton, pa guxuar të provojë të dalë. Një liri e kërkuar me kaq insistim nuk është ajo për të cilën aspirojmë. Natyra na ka kyçur brenda vetes për të na mbrojtur nga çdo e papritur që na kërcënon nga jashtë. Të kurajshmit guxojnë për të gabuar dhe fajtorët për të fituar çfarë kurrë nuk mund të jetë e tyre, dhe... ne nuk kemi pse t’i jepemi ankimeve për gabimet tona, të cilat jo domosdoshmërisht na pafajsojnë ne.
A_Vataj
 
Secili nga ne është i armatosur më një shqisë, që na mbron nga papajtueshmëria me veten dhe balancon ekuilibrat e prishur nga ndikimi i rrethanave dhe indicieve që përftohen në realitetin e sëmbimit të gjithçkaje në përpjekjen shteruese për dominim.

Absulutisht ketu eshte pika ku gjithesecili nga ne,per mendimin tim duhet ti japi prioritet.
Nese ajo shqise flen,apo ndikohet nga cdo faktor i jashtem,atehere integritetit tend i ke thene;-mirupafshim!
Te jetosh sic do uni yt,eshte nje `lufte` me mbiunin tend,por te jetosh me unin dhe mbi unin tend ne nje fare paqje ne lidhje me boten,eshte nje` lufte e ashper` me tjeret per-rreth.
Kete te fundit duhet ta mbrosh ne cdo rrethane dhe ne cdo forme.
Sepse po mbron veten tende nga mikrobet sociale e me tej.
 
Ne fakt, ne shumicen e rasteve, ndikimet e rrethit jane te mira dhe te shendetshme ne qasjen tone kshu me dynjane.

Ne fakt, hove hove them, mire qe jane keto ndikime se ndryshe po shpalosem kshu veten haptas ne publik ate veten tone mjere dynjaja cfare do heq :p
 
Njih vetveten thote Orakulli i Delfit.

Cdo gje lidhet nga vetja, ‘selfesteem". Edhe mua me nevojitet nje pasqyre sepse ne hetimin e vetvetes mire eshte ta kemi nje pasqyre, qe te na udheheqi ne udhetimin e jetes tone se ndryshe mund te ikim nga vetja.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 16.7%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 3 25.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 33.3%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 25.0%
Back
Top