Bota dje sot dhe nesër

Arfenilla

Themelues i Forumit
Bota ka zanafillën e vetë që prej ekzistimit të vetë njerëzimit, shoqëria ka kaluar nëpër shumë etapa të zhvillimit të saj.

Në aspekt të zhvillimit shoqëror njerëzimi ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit, duke filluar nga paraqitja e tij vazhdimisht është zhvilluar. Njerëzimi ka përjetuar shumë civilizime të ndryshme, sundimet dhe interesat e fuqive, mbretërive të shumta kan ndikuar mjaftë në ndarjen dhe formën e rregullimit shoqëror dhe formimit të shteteve dhe popujve të ndryshëm me gjuhë, kulturë, civilizim, identitet, tradita të ndryshme në të shumtën e rasteve duke u bashkuar në mbretëri, tradita të ndryshme dhe në fund gjithnjë duke ndikuar forca ka krijuar mbretëri dhe shtete të cilët ekzistimin e tyre kryesisht e kanë mbështetur në parimin "Lufta për ekzistencë".

Rol të rëndësishëm në rregullimin shoqëror dhe formimin si dhe mbijetimin e mbretërive shteteve dhe popujve ka pasur edhe besimi (religjioni) si dhe ideologjithë e ndryshme që kanë shkaktuar shumë luftëra, tragjedi dhe ndarje të ndryshme.

Në të shumtën e rasteve kleriku (udhëheqësi fetar) njëkohësisht ka qenë edhe në krye të ekzekutivit (shtetit) dhe vazhdimisht besimin në raste të shumta e veçanërisht krishterizmi e ka përdorur për të sunduar dhe udhëhequr me shtetin.

Sa i përket aspektit të zhvillimit kulturo-arsimos dhe shkencoro-tekniko-teknologjik mund të themi se edhe nga ky këndvështrim njerëzimi ka pasur shumë etapa të zhvillimit, përparimit dhe zbulimit. Por vrullin më të madh të zhvillimit dhe përparimit e ka arritur në shekujt e fundit në veçanti shekulli XX dhe XXI. Dhe sot parashtrohet një pyetje çfarë më tutje? çfarë ardhmërie do të kemi? dne sa do të duhej të angazhohemi që të ruhet kultura, civilizimi, traditat, identiteti etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, luftës së ftohtë, perëndimit të ideologjive të ndryshme përkushtimet e krishterëve u shuan veçanërisht në Europë, dhe gjithçka u ndërtua duke u bazuar në aspekte ekonomike dhe duke mënjanuar bazamentet shpirtërore.

Vlerat njerëzore si bazament i kushtetutës më të përparuar të Europës ku thuhet se: Vlerat nuk i krijon ligjvënësi, as nuk u dhurohen atyre, por para se gjithash ato ekzistojnë në vete që duhen të respektohen nga ligjvënësi, si vlera të dhuruara nga një rend më i lart, ose Krijuesi.

Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat themelore të tij duhet të jenë parakusht për çdo veprim politik.

Gjithashtu liria, barazia, solidariteti dhe humaniteti janë parime demokratike të shtetit që e shfaq njeriun. Dhuna dhe dhunimet politike çdo herë kanë qenë prezente në regjime të ndryshme. اdoherë ka pasur ndonjë pretekst duke pasur parasysh Luftën e I dhe Luftën e II Botërore, shkaqet e revolucioneve të ndryshme dhe luftërat e fundit që ndodhin dhe këto janë:

*Regjimet politike,

*Grupet politike rivale

*Përdorimi i dhunës

*Ndryshimet sociopolitike

*Grupet rebele

*Kundërshtimet e ndryshme

*Dominimi politik dhe ekonomik që mund ta sjellin njerëzimin në luftëra dhe shkatërrime.

Këto procese ndryshueshmërie kanë qenë, janë dhe do të jenë sepse kjo bën pjesë në ndryshimet e historisë njerëzore e cila ka ndryshuar si në aspekt historik, ekonomik dhe politik.

Ky është vazhdimi i vazhdimësisë së vazhdimeve të deritanishme që kanë sjellë ndryshueshmëritë e ndryshimeve që u bënë dje, që bëhen sot dhe do të bëhen nesër.P..Bota
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top