Bosnje, shpërthen fabrika e municioneve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47044_5.jpg


BOSNJE- Një person ka humbur jetën nga një seri shpërthimesh në një fabrikë municionesh në qytetin jugor të Bosnjës Konjiç, ndërsa policia paralajmëron se mund të ketë shpërthime të tjera.

Autoritetet thanë se shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 6:30 minuta në fabrikën Igman, e cila prodhon dhe eksporton municione armësh të vogla.

Një zëdhënës i policisë rajonale konfirmoi se një person humbi jetën, ndërsa shpërthimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në fabrikë. Ndërkohë menaxheri i përgjithshëm i fabrikës Igman tha për radion shtetërore boshnjake se bëhet fjalë për një gabim njerëzor.

Gjithesesi ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shpërthimi, ndërsa policia e kishte të vështirë të mbërrinte ne vendngjarje për shkak se i gjithë vendi është mbushur me gaz dhe tym.

Fabrika Igman tashmë një pronë private ka qenë një prej më të mëdhatë në industrinë e prodhimit të armëve në ish-Jugosllavi dhe gjeneronte rreth 2 miliard dollarë të ardhura në vit përpara luftërave në Ballkan.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
 
Back
Top