Bogova, kjo perlë nën Tomor!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pasi lë qytetin “e hekurt” mes malesh, Poliçanin, do të ndalosh një copë herë në një fshat që shtrihet poshtëë këmbëve të malit Tomor, në Bogovë. Kjo është ndër komunat që shpesh i ngjan një vendi të shenjtë, ku vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, vijnë dhe celebrojnë festat fetare, ditëlindjet dhe argëtohen. Uji i ftohtë që rrjedh nga thellësitë e Tomorit plak e të madhërishëm, mish i viçit dhe i qengjit, rritur në barin plotë trëndelinë, rakia e fortë dhe e mirë, mikpritja dhe bujaria e këtyre njerëzve, ka bërë që ky vend, jo vetëm të mos braktiset asnjëherë nga banorët e kësaj zone, por edhe të vizitohet ditë pas ditë nga njerëz të shumtë. Pikërisht këtë simbiozë të pikëtakimit të këtyre njerëzve nga qytete e zona të ndryshme, ndjen çdo vizitor kur shkel për herë të parë në këtë vend, sepse ai është një vend mitik, pasi si madhështi të tij ka malin e Tomorit, ku dhjetëra e dhjetëra pelegrinë çdo vit shkojnë festojnë me ditë të tëra, duke shijuar mrekullitë dhe shenjtërinë e këtij mali. Këtu në këtë zonë me një bukuri të rrallë natyrore, me një gjelbërim të përjetshëm stinor, gjen ritet, vdekjet gjë që janë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme.

Jetesë në gëzim

Kur udhëton nëpër këtë zonë të komunës Bogovë, duke u ngjitur në fshatin Bargullas, Nishovë, Sirakë e Selan, menjëherë është e prekshme dhe e ndjeshme, bujaria, fisnikëria dhe shpirti i mirë i këtyre njerëzve. Tek fjalët: Mirë se erdhët; Bujrum; Na ka ardhur miku;… ndihet kultura, mirësjellja dhe afrimi i njerëzve, një kulturë e dukshme kjo, tepër njerëzore që i lidh ata me njëri-tjetrin. Qendra e komunës është aty buzë rrugës, ku njerëzit pleksen me banorë vendas, por edhe me kalimtarë, që ndalojnë zbresin nga makinat, pinë një kafe, një gotë ujë të ftohtë, pastaj vazhdojnë……

Jeta e këtyre njerëzve të gëzon, pasi të gjithë janë mirë dhe të gjithë e duan njëri-tjetrin. Një pjesë e fshatrave, punojnë tokën, një pjesë merren me tregti, në lokale ku presin e përcjellin njerëz të shumtë dhe një pjesë tjetër merret me tregtimin e pllakës së gurit në lartësitë e malit Tomor.

Këtu ka ende intelektualë, mësues që mësojnë rreth 300 nxënës. Ka ambulancë, me rreth 13 pika shëndetësore, ku në çdo fshat shërbejnë infermiere e mami.

Natyra përveç...

Si në një ishull interesant jetojnë disa familje në Jaupas, aty kanë tokat, pyjet, blegtorinë. Një vend që i lidh si një urë pasarele prej kohësh, është një vend interesant, të cilin e kanë lakmuar deri edhe biznesmenë nga Tirana për të blerë ca tokë, për ta kthyer në një fshat turistik. Po shpesh aty është hedhur ideja për një hidrocentral, ku nëpërmjet ujit të lumit Osum, mund t’i japësh energji gjithë Skraparit. Skraparllinjtë dhe një central elektrik që kanë, nuk e kanë braktisur, por përkundrazi i kanë dhënë jetë. ثshtë një fakt i vërtetë, që në zonat malore, jeta është boshatisur, por në Bogovë ndodh e kundërta, popullsia këtu ndryshon, ajo është në shtim, sepse dhe fëmijët që lindin, ata rriten aty dhe mësohen me dashurinë për vendin e tyre.

Dikur “mollë e ndalueme”

اfarë i mban njerëzit në Bogovë

ثshtë ky mal i madh, Tomori, që ushqen gjithë këta njerëz me bekimin e madh për Zotin, por dhe me tokën e tij bujare ku rriten, çaji, sherebeli, kërpudha shumë e shtrenjtë, salepi, trëndelina, rigoni e bari i shijshëm për bagëtinë, mishi e qumështi, që jo rrallë herë i shohim në tregje në të gjithë Shqipërinë. Vetëm me sherebelin që prodhon ky mal janë punësuar disa punëtorë në një punishte në Poliçan. Ky “monument” i madh i jep jetë komunës Bogovë dhe fshatrave përreth. Dikur Bogova ishte një mollë “e ndalume” ku i ishte hedhur një vello dhe bukuritë ia shihnin vetëm qeveritarët e mëdhenj. Ish-kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, kishte të drejtën të ishte gjahtari special në pyllin e madh e të bukur të Bogovës.
 
Investimet

Realizohen një sërë projektesh nga mbledhja e taksave

Ndërsa informacionin e saktë të kësaj komune e merr nga kryetari i komunës Jonuz Gorezi. Ai është një ndër intelektualët e kësaj zone që i njeh mirë punët në komunë. Këtu do të jetoj thotë kryetari, më pëlqen vendi im. “ثshtë djali jonë, - thonë ata, por mbi të gjitha është i thjeshtë dhe i përkushtuar për punë, na i di mirë hallet”! Këtu jo çdo gjë është e lehtë, bëhet dhe një jetë e vështirë, por gjithsesi pa shumë kokëçarje sepse vetë natyra i mban gjallë ata. Për ta do të ishte kënaqësi e veçantë po qe se në një çast do të harrohej politika. Por ajo që është e çuditshme, është se këtu edhe politika bëhet ndryshe. Një politikë me njerëz më të thjeshtë, një politikë e paqshme.

Edhe pse shumica e banorëve deri tani ndihen të kënaqur, kanë mendimin, se shteti duhet të mendojë më shumë për fshatin që ai të mos braktiset. Në fakt në zonë janë bërë disa investime, si sistemimi i ujërave të zeza, edhe pse më parë ishte bërë një investim i dobët në këtë drejtim. U sistemuan varrezat e fshatit, erdhi uji i pijshëm në çdo shtëpi dhe të gjitha këto me kontributin e komunës. Një vend të rëndësishëm zënë edhe investimet në rrjetin rrugor. U rregullua rruga e fshatrave Dobrushë–Përparim, si dhe rruga Bogovë–Sirakë-Novaj, që lidhin gjithë fshatrat e kësaj zone. ثshtë mirëmbajtur ujësjellësi i Bargullasit që ka patur shumë defekte. Puna e administratës thotë kryetari i komunës është përqendruar tek mbledhja e taksave rreth 7 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në Bogovë u arrit të grumbullohen 4.2 milionë lekë të reja, të cilat u shpërndanë për infrastrukturën e rrugës së Bogovës.

Bogovë, një prehje në vendin

ku erërat fryjnë të lira

Banorët e kësaj komune kanë filluar të punojnë me projekte në bujqësi, ku po përfitojnë ndihmë dhe kredi në krijimin e vreshtave me rrush dhe pemë frutore. Për 2008 këtu do të ketë investime më të mëdha sidomos për fshatin Kakrukë, ku niveli ekonomik është më i dobët. Bogova dhe gjithë linja urbane është bërë me ndriçim si dhe investime të tjera për ta bërë këtë një qendër sa më funksionale për vizitorët dhe turistët e ndryshëm.

Sapo kaluam buxhetin për 2008-n thotë kryetari i komunës, por na vjen keq, sepse grandi na është pakësuar. Ne na duhen fonde për rrugën Pronovik-Nishovë që lidh fshatrat dhe inkurajon biznesin e kësaj zone. Biznesi dhe infrastruktura kërkojnë mbështetjen e shtetit për investime edhe më tepër, për një infrastrukturë sa më eficiente. Ka qenë shqetësim i vazhdueshëm përroi i Bogovës, i cili shpesh ka përmbytur fshatin dhe ka prishur infrastrukturën.

Pushteti lokal i kësaj komune, vazhdimisht është shqetësuar për këto probleme dhe ka marrë vendime të drejta, duke patur dhe mbështetjen e Këshillit të Komunës me kryetar z. Zalo Qato.

Dhe largohesh prej këtej dhe përsëri ndjen dhe duket sikur njeriu për një çast harron jetën e vet të mistershme, sikur gjithçka nuk lëviz ose ecën shumë ngadalë, por nuk ndodh kështu, në të vërtetë ata ecin me shumë shpejtësi që të ngjallet më shumë se një shpresë! Njerëz që jetën e pëlqejnë qoftë dhe të shkurtër, por të ashpër si këto lartësi dhe me përgjegjësi ndaj vetvetes. Këtu ndjen vërtetë bukurinë, misterin dhe mrekullinë, ëndrrën dhe ashpërsinë e jetës midis ngjyrave të shkëlqyera të natyrës, këtu fryjnë erërat e lira! Ndaj këta njerëz meritojnë dhe më shumë...

Kastriot Caka Gazeta Metropol
 
mos u merzit nuk i njohin keto gjera keta prandaj nuk kthejne pergj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top