Bogdani prane Romes, Kievo kerkon Okaka

alfonci

Veri investigatio
Bogdani prane Romes, Kievo kerkon Okaka
Roma dhe Kievo Verona kane nisur bisedimet per nje shkembim koke me koke Okaka-Bogdani qe sipas mediave italiane mund te finalizohet pas pak ditesh.

Per sulmuesin e kombetares kuqezi Erjon Bogdani eshte hapur nje porte shume e rendesishme. Roma dhe Kievo Verona kane nisur bisedimet per nje shkembim koke me koke Okaka-Bogdani qe sipas mediave italiane mund te finalizohet pas pak ditesh.

Konfirmimi vjen nga drejtori veronez Giovanni Sartori ne nje interviste dhene per faqen romanews.eu. “Kembimi eshte nje ide e hedhur nga ne dhe te dyja paleve mund t’i interesoje. Per kete gje kemi folur edhe me agjentet e lojtareve”, shprehet Sartori.

Gjate ketij sezoni, Erjon Bogdani ka gjetur pak hapesira ne sulmin e verdhebluve dhe nje transferim i mundshem ne kryeqytet mund te rilinde bomberin shqiptar.

top-channel.tv
 
Titulli: Bogdani prane Romes, Kievo kerkon Okaka

Eshte absurde qe bogdani te shkoje tek Roma,ai nuk po luan te Kievo pa le te luaje tek Roma,Kievos mund ti leverdise se ai Okaka eshte vertet lojtar i mire per nje ekip si Kievo,por Bogdanin e genjen mendja te shkoje te Roma,Kievo per se do ta heqe sepse nuk i ben pune,e pra eshte pa llogjike ky shkembim,Bogdani te shikoje te shpetoje Kievon se po e rrezon nga kategoria.
 
Titulli: Bogdani prane Romes, Kievo kerkon Okaka

Bogdani te Roma, Klubet konfirmojnë bisedimet

• Nga Altin Latifi
Nisja e merkatos ka vënë në qendër të zërave të transferimeve disa nga futbollistët shqiptarë. Erjon Bogdani është pranë një kalimi tek ekipi i Romës, ndërsa në Turqi, Sukaj e Teli janë duke kërkuar një skuadër tjetër.

TIRANE- Viti 2009 nis me shumë zëra merkatoje për futbollistët shqiptarë. Emri më i lakuar këto ditë në mediat italiane është ai i Erjon Bogdanit, që duket shumë pranë një kalimi të Roma. Lajmi është konfirmuar si nga klubi i Kievos, ashtu edhe ai i kryeqytetit italian, por tratativa duket jo pak e vështirë. Romës i ofrohet Bogdani për të marrë nga ajo sulmuesin 19 vjeçar me origjinë nigeriane, por me pasaportë italiane, Stefano Okaka. Një ide që duket se nuk e kënaq shumë trajnerin Luciano Spaleti, por edhe sulmuesin shqiptar, i cili nuk pëlqen të largohet më me formulën e huazimit. Veç kësaj, në Romë Bogdani do të ketë shumë pak hapësira.

Ndërkohë, në Turqi, dy lojtarët shqiptarë Xhevahir Sukaj dhe Admir Teli, janë shumë pranë largimit nga ekipi i Superligës së këtij vendi, Haxhetepe. Dy lojtarët nuk po gjejnë shumë hapësira dhe Teli është shprehur se dëshiron të largohet për në ndonjë klub tjetër në formën e huazimit. Ndërsa Sukaj dëshiron që të prishë kontratën me këtë klub, duke synuar kalimin në ndonjë klub tjetër të Evropës.

Edhe Hamdi Salihi duket se ka ndërmend të lëvizë nga Riedi në Austri, ndonëse një tratativë e tillë mund të shtyhet për në fund të sezonit. Sulmuesi shqiptar duket se nuk gjen më stimuj në këtë ekip, megjithatë për momentin çdo gjë varet nga drejtuesit e klubit. Salihi ka qenë nga lojtarët më konstantë shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke shënuar rregullisht në çdo sezon. (a.r/balkanweb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top