Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Boeri: Tirana e se ardhmes









Tirana e së ardhmes, Boeri shpjegon planin për qytetin

20/06/2016





Për arkitektin italian, Stefano Boeri, Tirana do të ketë 5 unaza të lëvizjes, 9 qendra kryesore dhe të rrethohet në të gjithë perimetrinë saj nga një brez i gjelbër në mënyre që qyteti të rritet me natyrën.


Boeri vjen në Tiranë me propozimet e tij konkrete.
“Ka një sërë propozimesh që ndihmojnë ta shndërrojnë Tiranën në një qytet me shumë të gjelbër, me disa qendra kryesore, hapësira publike, lëvzishmëri, më pak ndotëse e orientuar drejt lëvizjes elektrike. Një nga idetë më interesante është të krijojmë një unazë për lëvizjen me biçikleta dhe këmbësoret ku kalon dhe një sistem lëvizjeje jondotëse. Kjo unazë të lidhet me një shesh që mund të ndërtohet në fund të bulevardit, e cila tregon historinë gjeopolitike të Tiranës”, thotë Boeri.
Në këtë shesh Boeri propozon të zhvendosen të gjitha selitë e institucioneve ndërkombëtare, ambasadat duke i afruar me dy portat hyresë, portin e Durrësit dhe Aeroportin.
Një tjetër unazë, mendon Boeri, të ndërtohet në funksion të 20 shkollave të reja që bashkia do të ndë në të ardhmen, të cilat të shërbejnë edhe si hapësira të tjera gjatë gjithë ditës për të gjitha grupmoshat.
“Të ndërtojmë një një pyll që rrethon të gjithë perimetrin e qytetit. Tirana nuk duhet që të rritet duke pushtuar natyrën dhe territorin”, deklaron arkitekti i njohur italian.
Këto ide do të propozohen në një konferencë të martën dhe sipas Boerit çdo mendim apo kritikë do të merret në konsideratë për të finalizuar në fund të muajit korrik planin rregullues.

Marre nga TCH
 
Shkollat ne Tirane

thumbnail_shkollat-ne-tirane-1.jpg
 

Attachments

  • thumbnail_shkollat-ne-tirane-2.jpg
    thumbnail_shkollat-ne-tirane-2.jpg
    101 KB · Shikime: 69
Jasht teme!

Ky Boeri e ka oren me te shtrenjte ne pagese se Kissinger,,,,,,besoj :)
 
S’e di. S’eshte elegante ta pyes...do me duke vetja e ulet. :-)
 
Nese kjo eshte Tirana e se ardhmes RiP urbanismi dhe arkitektura!
 
Sa përgjigje të vrazhdë,sikur e kishe obligim të përgjigjeshe.

Me që e paske dhënë opsionin që s'mundesh,ftoje për një kafe e pyete me pak finesë. :P

Jam i bind që do të rrefehet (si gratë priftit).
 
Soul, mendoj se sikur shqiptaret te mendonin me sakte dhe me bukur per Tiranen, Boerit do i behej zemra mal. Për këtë jam e sigurt... Po aq sa jam e sigurt se llogarite di ti bej shumë mirë vetë pa qënë i ndikuar nga te tjerët.
 
Sa përgjigje të vrazhdë,sikur e kishe obligim të përgjigjeshe.

Me që e paske dhënë opsionin që s'mundesh,ftoje për një kafe e pyete me pak finesë. :P

Jam i bind që do të rrefehet (si gratë priftit).

Sinqerisht jo, s'ishte vrazhde. Nuk e ndjej veten akoma ne ate pike sa t'a bej Boerin te rrefehet tek une... Nje mbi te gjitha arsyjet eshte se do me vinte turp. Keshtu jam gatuar ne lidhje me personat si Boeri. Jam e sigurt qe dikush tjeter ne vendim tim, do ishte me i drejtperdrejt dhe nuk e paragjykoj.
 
Nje gje eshte pozitive, sepse kemi nje emer Boeri, i cili dihet se kush eshte, qe supozohet se do te kete pergjegjsine....Nuk do kemi me planet e meparshme franceze, belge, gjermane dhe marsiane.

Nje pyetje kam une: Cmendon Boeri per bunkerin dhe kendin e lodrave?!

Darius
 
Mendoj se do tregohej objektiv: jane sistema mbrojtjesh ne kushte ekstreme. Pyes veten, a s'do ishte me mire me e pyt Boerin pse nuk investoi ne spitale por ne shkolla? Tek e fundit Masterplani fillestar i ka ne plan...
 
Tirana eshte qytet i mare fund, dhe jo se nuk ka me hapesira dhe eshte cementifikuar dhe shkaterruar i gjithe, por se egziston vetem mentaliteti i fitimit. I ndertim shkatrrimit.

Kur kryeministri dhe kryetari i bashkise mendonin te benin dy lek me "kendin e lojrave" ne Parkun e Liqenit cdo filozofi e plan urbanistik ka mare fund.

Tirana natyrisht ka nevoje per prishje por te prishesh per te krijuar hapesira, po prishe per te rindertuar ke prishur vetem per ta "zbukuruar", ke ndyshuar vetem fasaden nuk e ke bere per tu jetuar, nuk ke ndryshuar asgje ne urbanistike.

Ja pse nuk ndertohen spitale!

Darius
 
Po prishe per te ndertuar s'eshte vetem ndryshim fasade, eshte rrjedhimisht ndryshim substance, se s'po diskutojme per operacione plastike po flasim per masterplane e themele.
Une personalisht ngjyren e shkolles do e kisha vene te bardhe, por ndoshta e ka menduar edhe si kontrast ne token ku i a kane kerkuar dhe kush e ka kerkuar projektin. :-)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back