Bjondet,me inteligjente se brunet.

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-03-24-07-33-12-1.jpgBjondet bien menjëherë në sy; janë më sensuale dhe gjithnjë janë parë si ato që e shijojnë më tepër jetën. Por përveç këtyre karakteristikave, gjithnjë i ka shoqëruar edhe damka tjetër, se kanë një nivel inteligjence më të ulët se vajzat me flokë të errët.


Por tashmë një studim ka vërtetuar krejtësisht të kundërtën e asaj që mendohej; bjondet jo vetëm nuk janë ‘budallaqe’, por ato kanë një nivel inteligjence më të lartë se sa brunet apo flokëkuqet.

Të dhënat e studimit vijnë nga “National Longitudinal Survey of Youth 1979” (NLSY79), një studim i gjerë që ka monitoruar njerëzit mes 14-21 vjeç, kur u morën në pyetje fillimisht në vitin 1979.

Në vitin 1980 pjesëmarrësit në studimin NLSY79 iu nënshtruar testit të ashtuquajtur “Armed Forces Qualification Test”, ose AFQT që përdorej nga Pentagoni për të përcaktuar inteligjencën e rekrutëve. Në vitin 1985, të gjithë pjesëmarrësit në studim u pyetën: Cila është ngjyra natyrale e flokëve tuaj?

Për të shmangur çdo paragjykim në testet e IQ të shkaktuara nga dallimet etnike dhe racore, Jay Zagorsky, profesor i Universitetit Shtetëror të Ohio, eliminoi nga analiza të gjithë amerikano-afrikanët dhe hispanikët, duke e reduktuar numrin e pjesëmarrësve në 10.878 femra, të bardha.

Përfundimet e studimit treguan se femrat bjonde kanë një nivel inteligjence 103.2 në krahasim me 102.7 të femrave me flokë kafe, dhe 101.2 të femrave flokëkuqe dhe 100.5 të atyre me flokë të zinj.

Studimi nuk tregon nëse ekziston ndonjë lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës, por Zagorsky zbuloi një fakt që të paktën mund të shpjegojë pjesërisht pse bjondet e këtij studimi ishin më inteligjente; ato ishin rritur në familje ku kishte më shumë libra se sa ambientet ku ishin rritur femrat brune të të njëjtit studim.
Top-channel/
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Mos!
Mos ua thyeni endrrat bruneve aman! Se po kalojne ne depresion kot si koti, pasi te kjo pike u kapnin perher, hahaha
O WOW erdhi dita jone! go blonde go!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

E imagjino e ka thene Youth 1979 qe qenkan me inteligjente bjondet se brunet :D

Nejse prap barcaletat me bjondet dhe policet behen :D
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Sikur inteligjenca te ishte ceshtje leshi dhe ngjyre.eh.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Jo m kush e tha kte :P
Shumica vajzave behen bjonde qe tduken me tbukura por jo qe tduken te zgjuara :)
Tek e fundit sot te shohin nga pamja e menyra veshjes, jo nga mendt.
Kan ndryshu koherat :)
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Bjondet qe njof une jane agresive, djallezuara,dhe mendjemedha,pervec mamit tim :P
Pale Bjondet e lyera ju ka humb identiteti fare :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Vitin tjeter do nxjerrin studim qe jan qeroset me te zgjuara dhe inteligjente se tgjith.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Paskem hy ne gjynah me bjondet gjate gjithe kohes.

Kerkoj ndjese.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Teoria tjeter,praktika tjeter..
Bjondet bjonde do ngelin,shushka fare :P
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

po ato barcolete se jan ber deri tani ,cfar me ba me ato ?


Un po i pershendes gjith Biondet me KENGEN ;Na vjen dita edhe neve :qerpiku:
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Po supozoj që këtë artikull e ka shkruar një bionde, sepse nuk ka si të jetë i vërtet, I pa pranueshëm, skandaloz etj etj.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Na marrsh pleshtat qe si kemi ti degjove...kshu lexove loool lol

O Veton po edhe ti ore kunder bjondeve :P

Kur e llogarisë së një bionde kur ka vetëtimë qesh sepse mendon se dikush po e fotografon ose se nuk di të shkruaj numrin 11 sepse nuk di cilin njësh të e shkruan të parin:-P. Nuk kam si të i besoj këtij artikulli dhe studimi ahah.

P.s këto që i thash janë të vërteta dhe nuk janë humor. Janë vërtetim shkencor qe besa ahah.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Kte her qenka fati ne krahun e bjondeve... betohem qe nga kjo dit skam per te treguar me barcaleta me biondet :D
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Sikur koha dhe resources te ishin perdor per studime per te cilat ka nevoje njerezimi dhe jo per budalliqe si kto, kushedi mund te kishim dhe ndonje kure per kancerin apo semundje te tjera te pasherueshme sot.
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

obobo.. e morren seriozisht te gjithe! Thash une do u binte infarkt ktyre!

Imagjino tu benin barcoletat me brunet!
Cheers up njerez cheers up!
:P

hajd beni nje hi5 :P

tina-amy-hi5.gif
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Meqe kjo bjondja me siper me paska fshire postimet une duhet ta pranoj qe vertet qenkan me inteligjente se ne brunet!
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Po une qe sjam as bjonde as brune....:yep:
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Mbeti Marla tu be like neper postimet pro bruneve lool,ahaha me lot qe mbrem lol
 
Titulli: Bjondet,me inteligjente se brunet.

Eshte me baza shkencore dhe serjoz vertet ku studimi , por pamerak se nuk thote qe brunet sjen te zgjuarz ,
jan edhe ato te zgjuara , por jo sa bjondet .
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top