‘Bisha’ e detit ku pasanikët “parkojnë” jahtin, nëndetësen dhe helikopterin (Fotot)
Për njerëzit e thjeshtë mund të mos ketë fare kuptim, por për pasanikët që kanë superjahte luksozë, “parkimi” i varkave, skafeve, helikopterëve dhe nëndetëseve mund të jetë një dhimbje koke e vërtetë.
Për të gjithë ata që kanë probleme me organizimin e “pajisjeve të agjentit 007”, kompania e ndërtimit të anijeve “Incat Crowether” ka ndërtuar një “varkë rezervë”, një katamaran 66 metra të gjatë që ecën me 42 km/h dhe ka një ekuipazh prej 20 vetash.
Edhe pse konsiderohet si varkë dytësore, “Hodor” – siç e kanë quajtur – është plotësisht i pajisur për të pritur miq, pasi ka një dhomë ndenjeje, një vend për uljen e helikopterit, dhomë gjumë, katër motorë uji, dhe pesë varka të vogla, më e madhja prej të cilave është 17 metra e gjatë. Katamarani ka edhe garazh për nëndetëse dhe një spital modest.
Kompania prodhuese deri tani e ka mbajtur të fshehtë çmimin e mjetit lundrues, por sigurisht bëhet fjalë për miliona dollarë. Varka është ndërtuar në veri të Spanjës dhe mund të modifikohet sipas kërkesës së pronarit. Çmimi? Nëse pyesni, do të thotë që nuk e përballoni dot…
g.shqip