Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

(Bisedojmë ) Konkursi i Letërsisë 2026

Konkursi letrarna ka munguar fjala juaj



Të dashur anëtarë,

Ky forum ka qenë dhe mbetet një hapësirë e veçantë, e ndërtuar mbi kulturën, mendimin pozitiv dhe krijimtarinë tuaj. Janë pikërisht shkrimet/postimet tuaja ato që i kanë dhënë jetë dhe vlerë këtij forumi ndër vite.

Ndoshta jo çdo periudhë ka qenë e lehtë, kopsht me lule! Ka pasur heshtje, largime, edhe keqkuptime! Por ajo që na ka bashkuar gjithmonë ka qenë fjala dhe ajo meriton të rikthehet.

Le të mos mbetemi te e shkuara, robër të së kaluares. Le ta shohim këtë si një mundësi për një fillim të ri, me më shumë mirëkuptim, respekt dhe hapësirë për njëri-tjetrin.

Me këtë frymë, shpall të hapur konkursin letrar për muajin prill 2026.

Kjo është një ftesë e sinqertë për secilin prej jush:
- të riktheheni, të ndani mendimet dhe ndjenjat tuaja, të provoni veten edhe një herë dhe, pse jo, të befasoni si dikur me fjalën tuaj.

Çdo zë ka vlerë. Çdo shkrim ka vendin e vet.

Le ta bëjmë këtë muaj më të pasur me fjalë, më të gjallë me mendime dhe më pranë njëri-tjetrit.

Ju presim!
 
Rregullat e konkursit dhe diskutimi i tyre

(Këto rregulla po i propozoj si hapës i temës, bazuar në përvojën time ndër vite në këtë fushë. Janë të hapura për diskutim dhe mirëpres çdo sugjerim tuajin për përmirësim. Tema shërben si vend për të diskutuar çdo ide rreth mënyrës së konkursit, përpara se të hapet zyrtarisht.)



* Konkursi është i hapur për të gjithë anëtarët e forumit.

* Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë një krijim letrar.

* Tematika është e lirë (mund të propozojmë edhe tema të veçanta, nëse ka interes).

* Krijimi duhet të jetë origjinal (jo i kopjuar) dhe i papublikuar më parë në këtë forum.

* Gjatësia: deri në 2 faqe A4 (Times New Roman, madhësia 12) (e diskutueshme).

* Afati i fundit për dorëzim: deri më datë 15 të çdo muaji (e diskutueshme).

* Hapja e konkursit: më 16 të çdo muaji (e diskutueshme).

* Krijimet dërgohen me mesazh privat te hapësi i temës.

* Krijimet publikohen në temën e konkursit më datë 16 të çdo muaji.
 
Vlerësimi i krijimeve
(Edhe këtu mirëpres mendime dhe sugjerime … forma përfundimtare e vlerësimit do të përcaktohet dhe shpallet para publikimit të krijimeve.)

* Me votën e anëtarëve (përmes sondazhit në forum).
* Nga një juri e propozuar nga vetë ju/anëtarët.
* Nga stafi (personalisht nuk më pëlqen të jetë formë kryesore - nga një pe¨rvojë e hidhur -, por mbetet për diskutim, duke qenë se ka anëtarë stafi me vlera krijuese).
* Fituesi/fituesit shpallen në ditën e fundit të çdo muaji.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back