Nga Indrit Vokshi
Biseda me një mik mbi Erdoanin:
Ai: Si kishte thënë një grua e PD-së, që pse vjen Erdoani me 17 janar, ditën kur ka vdekur Skënderbeu? A është rastësi ardhja e tij në ketë datë?
Unë: Kështu ka thënë megjithmend?
Ai: Po.
Unë: Këta nuk janë në rregull. Rrinë aty tek errësira në qoshe, me ato dogmat e tyre dhe tremben po të dalin në hapsirë të madhe e të gjerë.
Jemi kapitalizëm, treg, para - kjo është bota. Disa njerëz janë viktima të sektit që kanë ndërtuar vetë. Nuk duan të kuptojnë se ku po jetojnë.
Turqia ka 3 miliard euro investime në Shqipëri. Shqipërisë nga ana tjetër i intereson Turqia, ngaqë ka qindra njerëz të cilët blejnë mall në Turqi. Treg me leverdi për ne.
Kush po qaset me tifozllik, me një lufte të viteve 1400, a seriozisht e keni? Pse tentojnë që edhe pas 500 vjetësh, Skëndërbeu dhe Turqia të jenë dy krahë përjashtues të njeri-tjetrit? Përjashtonin njëri-tjetrin asokohe në vitet 1400 por nuk është e domosdoshme të shërbejnë si përjashtues edhe sot.
Kanë luftuar edhe serbët kundër turkut. Baladat kombëtare e fetare të serbëve i dedikohen luftës kundër turkut. Kur vjen puna tek e sotmja, ngrihet Ivica Daciq dhe i këndon Erdoganit këngën "Osman aga". Pse?
Jo se serbët nuk kanë respekt për veten, përkundrazi, këndojnë sepse kanë respekt për veten. Janë miliona e miliona euro shkëmbim tregtar Serbi-Turqi - këto miliona janë arsye për respekt. I këndojnë tregtisë së tyre, tregti e cila u sjell mirëqenie - mirëqenia duhet respektuar.
Disa njerëz nuk duan mirëqenie, nuk njohin tregtinë dhe paranë, duan të jetojnë me rregullat e gjakmarrjes: jemi vrarë në 1400, duhet ta mbajmë armiqësinë edhe sot. Ferrë hesapi. Njerëzit me mend nuk merren me këto punëra, nuk mund tu shkojmë mbrapa.
Cilët ka aleatë në Europë Turqia? Anglezët. Para 100 vitesh janë turqit me anglezët në Canakkala. Sot nuk e mbajnë mendjen aty. Vazhdon tregtia dhe gjeostrategjia.
Ajo çka ka rëndësi mes Shqipërisë dhe Turqisë sot, është se Turqia nuk po na pengon as po na saboton për ndonjë punë apo qëllim tonin. Turqia ska ndonjë sjellje armiqësore kundrejt nesh. Turqia renditet tek pesë shtetet e para të cilat njohën Kosovën dhe për një vit rresht ministria e jashtme e Turqisë e ka pasur në krye të axhendës së bisedimeve njohjen e Kosovës.
Skënderbeu është hero, pa dyshim. Hero për luftën në kohën e tij, hero kombëtar edhe për kohën tonë. Secili komb ka histori, heronj, vlera etnike e kulturore të cilat pa diskutim duhen mbrojtur. Mirëpo kombet nuk duhet të mbeten pengje të historisë dhe historive. Dhe më e rëndësishmja, është turp të përdoret heroi kombëtar për llogari politike ditore, me qëllim reletivizimin vizitës së presidentit të një vendi mik dhe, hedhjen në erë të imazhit të Turqisë në Shqipëri.
Nuk kemi luksin të humbim asnjë mik, përkundrazi duhet të përpiqemi të miqësohemi edhe me vende të tjera. Kur them miqësohemi, kam parasysh që në politikë nuk ka miqësi romantike kafeje, ka vetëm përputhje interesash.
E shumë mirë që ka shtete me të cilat na përputhen interesat, pasi historikisht kemi vuajtur në ketë drejtim.