Biondja nga Rumania zgjidhet “Miss Bikini 2010”

sabah

Anëtar i Respektuar
Shqipëria ishte e përfaqësuar nga 19-vjeçarja Ertemiona Mejdani, e renditur në 25-shen e parë, teksa mori edhe fashën e shoqërueses së parë të “Miss Fotozhenia”

imagesashx.jpg



Irina Boanca është rumunia, që falë formave tërheqëse të trupit të saj, ia ka dalë të triumfojë në finalen e konkursit ndërkombëtar “Miss Bikini 2010”, edicioni i 35-të i të cilit u zhvillua në Kinë. Bjondia me fizik për t’u pasur zili nga të gjitha femrat ka përballuar me sukses 63 konkurrente nga e tërë bota. “Jam aq e emocionuar, sa që nuk di se çfarë të them. Të gjitha konkurrentet ishin të forta dhe me të vërtetë kisha fat që fitova”, ka deklaruar studentja 22-vjeçare. Venezuelianes Luna Ramos iu dha kurora e “Miss Verës”, australianes Kasee Lee Brunker ajo e “Miss Pranverës”, kinezja Zhao Qian u vlerësua me fashën e “Miss Vjeshtës”, kurse letonezja Diana Kubasova me “Miss Dimrin”. Ndërkohë që Shqipëria ishte e përfaqësuar nga 19-vjeçarja Ertemiona Mejdani, e cila u rendit në 25-shen e parë, teksa mori edhe fashën si shoqëruese e parë e “Miss Fotozhenia”. Ishte hera e katërt që Kina priste finalet e këtij konkursi bukurie, edicioni i parë i të cilit u zhvillua në Hollywood në vitin 1972.
(ikub.al)

---------- Post added at 19:41 ---------- Previous post was at 19:37 ----------

Caste nga ky spektakel bukurie femerore.

[video=youtube;X9Ci4-_cng0]http://www.youtube.com/watch?v=X9Ci4-_cng0&feature=player_embedded[/video]
 
Titulli: Biondja nga Rumania zgjidhet “Miss Bikini 2010”

shum te bukura te gjitha :)
 
Back
Top