Biondet “budallallepsin” meshkujt

elbruna

Anëtar i Respektuar
Burrat dashurojnë fuqishëm flokëverdhat, por në fund martohen me brune. Faji është i stereotipit se, këto femra janë më të bukura, por më pak inteligjente. Ashtu sikurse citohet në një film, burrat preferojnë biondet, por, mesa duket, kontakti me to i çon meshkujt të bëjnë gabime të njëpasnjëshme e të pamenduara. Këtë teori e pohon një studim i prezantuar nga shkencëtarët e një universiteti në Paris, drejtuar nga një profesor i psikologjisë sociale, Terri Majer. Sipas kërkimeve, aftësitë mendore të meshkujve zvogëlohen në momentin kur këta të fundit kanë një marrëdhënie të ngushtë me një grua bionde. Studiuesit pohojnë se, kur një burrë flet me një vajzë bionde, fillon të veprojë një stereotip i pandërgjegjshëm. Në mënyrë të menjëhershme, ky stereotip sinjalizon se ka të bëjë me një person më pak inteligjent. Pra, arsyeja që meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat bionde, është sepse këto të fundit janë “budallaqe” dhe, në këtë mënyrë, nuk kërkojnë ndonjë impenjim të madh, sforcim intelekti në avantazh të dëshirës seksuale. Sikur të mos mjaftonte kjo, “studimi” i Meyer është publikuar edhe nga “Sunday Times”, të cilin e ka prezantuar në formën e një investigimi: “Biondet janë më budallaqe se sa duhet? Profesori argumenton mbi faqet e revistës “Journal of Experimental Psychology”, se faji nuk është i femrave, që truri mashkullor fiket përpara atij të një biondeje: mashkulli mbetet viktimë e një stereotipi social. Biondet kanë aftësi t’i bëjnë ato të reagojnë në mënyrat më idiote’”. Mekanizmi i pandërgjegjshëm nga shkencëtarët është quajtur “fëmija i zhgënjyer”. Ai bëhet edhe më evident kur përpara syve të meshkujve shfaqen foto të femrave bionde. Nëse, pak më vonë, të njëjtët persona i nënshtrohen një testi koshience të zakonshme, edhe një testi elementar, do të bëjnë shumë gabime që, në një situatë tjetër nuk do t’i kishin bërë. “Kjo tregon se disa persona aktivizojnë disa stereotipie që, mesa duket, në realitet nuk i ndajnë”, pohon profesori Majer. Në këtë rast, meshkujt, në kontakt me femrat bionde, zhvillojnë atë paragjykim të pandërgjegjshëm që i bën të duken në sytë e tyre si “vajzat klasike budallaqe”. اdo paragjykim, sipas studimit, ka një matricë “historike”. Studimi pohon se “stereotipi i femrës bionde, të bukur dhe budallaqe” është shumë i vjetër. Një nga interpretimet më sugjestive është ajo që pohon se shoqërimi mes qenies bionde dhe fjalëve boshe vjen nga fakti se pjesa më e madhe e të sapolindurve kanë ngjyrë flokësh të verdhë. Kështu, automatikisht, personi biond i bashkohet menjëherë papjekurisë. Natyrisht, rezultatet e këtij studimi janë shumë të diskutueshme. Aktorja bionde Mishel Kolins, e intervistuar nga revista “Times” e Londrës, shpreh dyshime serioze mbi interpretimet e studimit dhe pohon se, kur në mes janë meshkujt, ngjyra e flokëve nuk tregon pothuajse asgjë: “Mendoj se flokët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë problem. Mesa duket, meshkujt tërhiqen veçanërisht nga format e femrave. Megjithatë, nëse do të gjendesha mes vajzave që mbajnë ekstejshën, që i kalojnë vithet, edhe unë do të sillesha ndryshe me to”. Por “faji” mbetet pikërisht i ish-biondes së pavdekshme Merilin Monro, që në vitin 1953 luante rolin e një vajze mendjelehtë, në filmin me Xhejn Rasell, në rolin e brunes. Aktorja Ana Falki pohon: “Gjithmonë është thënë se biondet janë budallaqe, por, në fakt, nuk jemi. Me ne meshkujt sillen mirë dhe janë më të lirshëm, ndoshta sepse jemi më pak impenjative. Gjithashtu, është e vërtetë se burrat preferojnë biondet, por më pas martohen me brune”. Ndërsa Monika Beluçi, e cila “është konvertuar” në bionde, për shkak të rolit, ka deklaruar: “Meshkujt preferojnë biondet, sepse, mesa duket, ato kanë një fuqi tërheqjeje më të fortë mbi burrat. Një gazetar më ka thënë se revistat e ilustruara shesin më shumë, kur në kopertinë është një bionde, dhe jo një brune. Unë bëj përjashtim”. Gjithçka është e vërtetë, por “Sunday Times” nënvizon një datë të rëndësishme që e sheh kërkimin me sy tjetër. Sipas shkencëtarëve amerikanë, meshkujt budallallepsen nga prania e femrave: “Bionde me flokë të gjatë dhe sy blu, të reja, me këmbë të gjata, me gjoks të madh e jetë të thjeshtë”. Pra, ata kërkojnë një yll të sapo rënë nga qielli. Një femër kaq e kompletuar transmeton idenë e një shëndeti të mirë dhe aftësisë për të riprodhuar. Por, krahas këtij studimi, është edhe një lajm i keq. Biondet natyrale janë drejt zhdukjes dhe, sipas disa llogaritjeve, pas 200 vjetësh gjurmët e tyre do të zhduken plotësisht, për shkak të një gjeni. Mutacioni gjenetik është në favor të bruneve.


gazeta libertas
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Burrat dashurojnë fuqishëm flokëverdhat, por në fund martohen me brune. Faji është i stereotipit se, këto femra janë më të bukura, por më pak inteligjente.

shuuuuuuuuuuuuuuume e vertete
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Bjondet namin kane ,me sukses kane brunet :D
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Pas 200 vitesh me pak diferencim :D te gjitha femrat do jene njelloj : inteligjencen e nje bruneje nen ngjyren artificiale bjonde te flokeve ... dhe keshtu “fëmija i zhgënjyer” i tille ka per te ngel perjete... I BUDALLEPSUR :P
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

shume vertete koka keto qe shkruaje ketu...
Me Sinqiritete nga Qendrimi Bossi...
 
Biondet janë më agresive se femrat tjera


Biondet janë më agresive dhe më të vendosura sesa brunet dhe flokëkuqet- pohon një studim i ri.

Hulumtimi i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka treguar se femrat bionde kanë vetëbesim më të madh dhe janë më ‘luftarake’ se bukuroshet me ngjyrë tjetër të flokëve, për arsyen e vetme: tërheqin më shumë vëmendje.

Shkencëtarët thonë se ky qëndrim iu ndihmon atyre që të bëjë ç’të donë dhe të arrijnë atë që dëshirojnë, duke arritur të ashtuquajturin “efekti i princeshës”.

Autorët e studimit thonë se shumica e biondeve jetojnë në botën e tyre, në të cilën të tjerët ndaj tyre janë sjellë më mirë se sa ndaj njerëzve tjerë, duke qenë se ato kërkojnë trajtim të veçantë, dhe në këtë mënyrë krijohet dhe personaliteti i tyre.
•Telegrafi•
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

keto virane disi ate pjesen nga mbrapa ne njefare menyre e kan me te ngritur :dance:
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Bjondet jane shume te lezetshme. Nuk e di nese budallepsem prej tyre, por padyshim qe ato me terheqin shume.

C'eshte e keqja e sterjotipeve? Qe shume here jane te verteta.
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

po ato brune qe i bejne floket e verdha ? me nje fjale duan te duken si budallaqe?apo luajne pjesen?
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

brunet jane me te mirat,bjondet jan sa per te shuar epshin
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

brunet jane me te mirat,bjondet jan sa per te shuar epshin

Po moj Ana po, se karakterin e nje femre e perben ngjyra e flokeve. :rolleyes:
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

bjondet bien me ne sy se brunet,jane me terheqese.....po vetem kaq......hahahahhahahaha :P:P:P
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

[ALTINI_IT];219494 said:
po ato brune qe i bejne floket e verdha ? me nje fjale duan te duken si budallaqe?apo luajne pjesen?

ato brune qe i bejne floket te verdha kane fatin e keq te njohin meshkuj budallenj me duket......
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

[ALTINI_IT];219494 said:
po ato brune qe i bejne floket e verdha ? me nje fjale duan te duken si budallaqe?apo luajne pjesen?

ato luajne pjesen...lezet i madh te shohesh si bien keto meshkuj ne gracke LOL LOL LOL
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

un jam brune por sado shkoj dakord vetem me femra bjonde !!!!!!
dhe e vura re vetem sot
si ka mundesi ?
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Po moj Ana po, se karakterin e nje femre e perben ngjyra e flokeve. :rolleyes:

elushe kjo shprehje ska te thot me karakterin e nje femer,thjeshte jan fjale qe dalin nga vet raca mashkulllore per bjondet ne pergj...por gjithsecili ruan vlerat e veta
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Si puna e nje komshiu tim .....eshte i martuar me nje brune (shoqja ime e klases univ) ,nderkohe eshte i dashuruar me nje bjonde ........te kesh frike nga bjondjet ..kjo eshte çeshtja
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Brune? Bjonde? Brune? Bjonde? kam ra ne dileme cfare te zgjedhe. Te dyja jane te mira.
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

bjondet jan me sexi
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Une e dija qe per bjondet thuhej qe jane kapricoze,gjithsesi nuk mendoj se karakteri i nje njeriu lidhet me floket...
 
Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Nje vajze pyet shitsin se sa kushton ky televizori ketu?
Nuk ju shes televizor bjondeve!!... tha shitesi. Vajza pasi shkoj ne floktore dhe kthye brune, dhe u gjind perpara shitesit edhe nje here dhe e pyet: sa kushton ky tv ju lutem? Shitesi ju pergjigj edhe nje here: nuk shes tv bjondeve!! Aman me thuaj nga e more vesh qe jam bjonde?...i tha vajza. Sepse ky nuk eshte tv por shporet me korent!!! i tha shitesi :PP
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Hahahahahah,mjere kush qenka bjonde......
 
Pe: Titulli: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Nje vajze pyet shitsin se sa kushton ky televizori ketu?
Nuk ju shes televizor bjondeve!!... tha shitesi. Vajza pasi shkoj ne floktore dhe kthye brune, dhe u gjind perpara shitesit edhe nje here dhe e pyet: sa kushton ky tv ju lutem? Shitesi ju pergjigj edhe nje here: nuk shes tv bjondeve!! Aman me thuaj nga e more vesh qe jam bjonde?...i tha vajza. Sepse ky nuk eshte tv por shporet me korent!!! i tha shitesi :PP

hahahahahaahahah sa kam qesh me kete, shyqyr qe nuk jam un bjonde :P:P:P
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

po per bjondet jan bo shum barcaleta tallse ee (pa ofendu noj njonen qe eshte bjonde ee )
 
Pe: Biondet “budallallepsin” meshkujt

Bah mu sme pelqejn dhe aq shume bjondet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top