Bimët për shtëpi sipas Feng Shui

Arfenilla

Themelues i Forumit
TOMA-bimet-per-shtepi-sipas-feng-shui.jpg


Sipas ‘Feng Shui’ ekzistojnë disa bimë të dhomës, të cilat në hapësirën tuaj jetësore do të shtojnë më shumë kualitet, në krahasim me disa të tjera.

Feng Shui preferon bimët me formë rrethore, sepse energjia jetësore lëviz në cikle-rrathë, kështu që bimët e këtilla do t’ju mbështesin më së miri me energjinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Si fillim, është shumë me rëndësi që gjithçka jo-natyrore të largohet nga shtëpia juaj. Në radhë të parë duhet t’i largoni lulet plastike ose ato të thara.

Gjërat e tilla përhapin energji negative dhe sa më gjatë që do t’i keni në shtëpinë tuaj, aq më shumë energji negative do të thithni dhe pastaj edhe vetë ju do të bëheni negativ.

4yP1-58c6ec399ec60.jpg


Në vazo mbani vetëm lule të freskët dhe atë mbajeni në mes të hapësirës. Ajo do t’i thith aromat dhe toksinat. اdo ditë ndërrojani ujin dhe largoni gjethet e vyshkura.

I vetmi përjashtim nga ky rregull është livanda aromatike, sepse simbolizon qetësinë dhe relaksimin. Vetëm ajo mund të shfrytëzohet edhe e thatë.

Sipas Feng Shui energjinë pozitive në shtëpinë tuaj do ta përhapin të gjitha bimët me gjethe të trasha. Këtu hyjnë aglaonema, krotoni, eheveria, difenbahia, aguliçja, manushaqja etj.

Gjethet e trasha janë më rrethorë dhe ofrojnë më shumë lumturi.

K32z-58c6ec39ea524.jpg


01RN-58c6ec3a2c1c4.jpg

Edhe pse bambusi nuk është bimë tipike për zbukurim, ai konsiderohet si një zgjidhje e shkëlqyer për kuzhinën dhe banjën tuaj, sepse ka nevojë për lagështi që të rritet.

mS0R-58c6ec3a729fd.jpg


Për mbjellje mund të shërbejnë gurët e imët ose dheu i zakonshëm, të cilin gjithmonë duhet ta mbani të njomë.

Palmat janë bimë paksa më të mëdha dhe janë të përshtatshme për hapësira shumë të mëdha ose për korridore.

U7FU-58c6ec3ac1901.jpg


Palmave iu pengon ajri i thatë, por edhe lagështia, prandaj ato duhet të ujiten mesatarisht (jo shpesh).

Liana, për shkak të elasticitetit të saj ajo zbut linjat e mprehta të orendive shtëpiake, sirtarëve, dritareve etj. Nëse kujdeseni mirë për të, ajo do të rritet shumë shpejt.
CDq3-58c6ec3ae8a78.jpg


Në vend të lianës mund përdorni edhe shporta të varura, në të cilat mund të vendosni bimë me gjethe rrethore, më së miri në skajet e dhomave, të cilët në këtë mënyrë do t’’i mbuloni.

Zgjidhja më e keqe janë kaktuset.

USW6-58c6ec3b33fa9.jpg


Ekziston një mendim se njerëzit të cilët kanë karakter “të shpejtë” dëshirojnë të jenë të rrethuar me kaktuse ose bimë tjera me gjemba.B telegrafi
 
Te mira e te bukura jane te gjitha por bela me vete,duan shume pune....

Se si mu kujtua tani lule shqiponja i theshim ,tek ne ishin ne mode shume dikur :)
 
Mua sme japin asnje lloj kenaqesie lulet ,te vetmet qe me pelqejne jane lulet e pemeve te sapo celura dhe mimozat gjithashtu, resto pastaj sme pelqen .
Ndryshe qendron puna tek perimet (verdurat) jam shume e fiksuar, dhe pse s'kam nje baçe ose oborr e kam improvizuar vet nje te tille ne tarrazen e shtepise neper kaseta te medha plastike te mbushura me dhe, kam mbejll insalata qep hudhra,prezemolo,speca, me mungojne luleshtrydhet por eshte pak heret nuk e kane kohen tani :) nje kopesht te vogel verdurash ....me japin shume relaks :)
 
Mua sme japin asnje lloj kenaqesie lulet ,te vetmet qe me pelqejne jane lulet e pemeve te sapo celura dhe mimozat gjithashtu, resto pastaj sme pelqen .
Ndryshe qendron puna tek perimet (verdurat) jam shume e fiksuar, dhe pse s'kam nje baçe ose oborr e kam improvizuar vet nje te tille ne tarrazen e shtepise neper kaseta te medha plastike te mbushura me dhe, kam mbejll insalata qep hudhra,prezemolo,speca, me mungojne luleshtrydhet por eshte pak heret nuk e kane kohen tani :) nje kopesht te vogel verdurash ....me japin shume relaks :)


O ida cfar thua!! Lulet te mbushin me jet gjith vitin...un knaqem kur qelin lulet...sa te ndryshme po aqe dhe te bukura...kot nuk ju kushtohen poezi e kenge.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top