Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Bileta-Avioni-275x220-300x240.jpg

Qeveria shqiptare paralajmëron se do të ndërhyjë së shpejti me një plan veprimi për uljen e çmimit të biletave në transportin ajror. Aktualisht, Ministria e Transporteve po shqyrton situatën në të cilën ndodhet ky sektor, për të analizuar edhe shkaqet që bëjnë që shqiptarët të jenë qytetarët që paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Europën, biletat e avionëve.
Këto probleme u diskutuan dje në komisionet parlamentare ku u shqyrtuan edhe ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Aviacionit Civil. Ndryshimet e reja parashikojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kreut të Autoritetit të Aviacionit Civil që tashmë do të propozohet nga Këshilli i Ministrave.
Ndërkohë, punonjësit e Autoritetit do të emërohen dhe trajtohen financiarisht konform ligjit për nëpunësin civil.

t,observer

PS;megjithese lajme i vjeter,akoma biletat e avionit ne shqiperi jane katastrof.
 
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

kur mi ? sot desha te pres nje ticket po ,,s´preken me dore :(
 
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

Deri dje kishim monopolin e bashes me bellair ,sot kemi monopolin e malokut t'skraparit me bluepanorama. Jemi ne rruge te mbare ,vazhdoni votoni popull i dashur dhe faleminderit Tos bizhozxhiut qe e dha rinasin per 25 vjet me klauzole qe te jete i vetmi ne Shqiperi per fluturime nderkombetare. Nejse pertej ironise une them bojktoni rinasin ,zgjidhni shkupin ose podgoricen shume her me lire se plehrat made in albania.
 
Varet per ke destinacion e ke fjalen, por per sa i perket destinacioneve qe frekuentohen me shum nga shqiptaret, te pakten nga aeroporti i podgorices jane edhe me shtrenjte se nga tirana ose aty aty...
 
edhe nga prishtina me lire jane...eshte per tu cudit ne fakt
 
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

Varet per ke destinacion e ke fjalen, por per sa i perket destinacioneve qe frekuentohen me shum nga shqiptaret, te pakten nga aeroporti i podgorices jane edhe me shtrenjte se nga tirana ose aty aty...

Sdi gje ,une vetem di tet them nga NY ne Podgorice tranzit kam paguar rreth 400 dollar me lire se biletat qe ishin per Rinas ;)
 
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

Shume shtrenjte sepse nuk I Lene linjat e lira qe te hyjne tek ne , nuk e di nese ka te beje me faktin qe nuk jemi pjese e Europes Apo nga politika e brendshme e jona .

Une I kam bêre qe te Dyja rruget ... Dmth kam Ikur ne Podgorice me Ryan Air e gjen bileten me £40 vatje ardhje ... Nese marr linjen direkte per ne Tirane ( ose qofte edhe me nderrese, Jo direkt ) jashte datave dhe muajve sezonale e gjen me £200 e lart , Ndersa brenda sezoneve shkon £350-400 e lart ... Edhe k'te ta presesh shume heret perndryshe shkon £500 e lart .

E mbaj mend vjet nga fillimi / java e pare E shtatorit kerkoja bilete qe te kthehesha nga Shqiperia ne London , Ngado qe te kerkoja me c'do lloj linje Shkonte £1000 Vetem per Tu kthyer .... U detyrua edhe me solli vellai me Makine.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

Nga prishtin si ne sezon si jasht sezone jan qmimet marramendse! Paramendo jasht sezonit ,ta ofrojn oferten per 70 euro nje drejtimshe e drejtimin tjeter ki mi pagu 170 euro!
 
Titulli: Biletat e avionëve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Evropën

Per biletat e shtrenjta, duhet falenderuar z.Fatos Nano, per eskluzivitetin qe iu dha Gjermaneve te Rinasit.

Dy ishin krimet qe ju bene Shqiptareve nga Qeveria Socialiste ne fund te mandatit 2005, koncesioni per 30 vjet monopol ajror Rinasit dhe shtija per 2 lek e "Bankes se Kursimeve" (raiffesen bank).

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top