Bild: Rikthimi i vizave godet qytetarët e ndershëm

Love

βeℓℓe â๓e
Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild deklaroi se rikthimi i vizave do të godasë qytetarët e ndershëm të rajonit të Ballkanit.

timthumb.php


Duke shprehur rezerva ndaj një vendimi për të rikthyer regjimin e vizave për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bild theksoi se kështu do të shkatërrohet edhe integrimi midis njerëzve të lirë në Evropë.

Bild ka pranuar se disa vende anëtare të BE-së po përballen me një numër të lartë të azilkërkuesve, por sipas tij, në anën tjetër, edhe qytetarët e vendeve të Ballkanit nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar statusin e azilit.

Shefi i diplomacisë së Suedisë ka kritikuar deklaratën e presidentit të Bundestagut gjerman se duhet të ndërpritet procesi i zgjerimit. Sipas Bild, një sinjal i tillë nxit forcat nacionaliste në Ballkan, dhe kjo nuk është në interesin e askujt.
Burimi: shekulli
 
Back
Top