Bilali r.a.

Kresha

A pretty face can never trick me


Nga tregimet e shkurtra më të bukura, mbi dashurinë ndaj të Dërguarit tonë s.a.v.s.

I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e Ndritshme, i urdhëruar nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për gati dhjetë vjet.

Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë studiuar, por atë që shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.)

Bilali, i mërzitur me qëndrimin në Medinën e zbrazët pa të dashurin e tij Muhamedin a.s., shkoi një ditë te Ebu Bekri dhe i tha:

- O halifi i Resulullahut, kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi për hir të Allahut” ...

Ebu Bekri i tha: - E çka do të thuash me këtë o Bilal?

Bilali tha: - Do të doja të luftoja për hir të Zotit deri sa të vdes ...

Ebu Bekri i tha: - Po kush do të na thërras ezanin atëherë?

Bilali, duke i rrjedhur sytë lot tha: - Unë nuk i thërras askujt ezan pas të Dërguarit të Zotit....

Ebu Bekri i tha: - Megjithatë, rri dhe thirre ezanin për ne o Bilal!

Bilali ia ktheu: - Nëse ju o Ebu Bekër, më keni liruar për veten tuaj, le të bëhet si të doni ju, e nëse më ke liruar për Allahun, më le të lirë dhe për Atë për të cilin më ke liruar.

Ebu Bekri, duke ndjerë veten keq, tha: - Po si jo, të kam liruar për Allahun, o Bilal!

Bilai udhëtoi për në Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thënë për veten e vet: -“Nuk mundja të qëndroja në Medinë pas vdekjes së Pejgamberit (s.a.v.s.)”.

Kur donte të thërriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Zotit” iu ndalte zëri dhe qante, prandaj u largua për në Sham dhe iu bashkangjit muxhahidëve.



Pas dy vitesh, Bilali pa në ëndërr Të Dërguarin a.s. duke i thënë: “ا’është kjo ashpërsi, o Bilal? Pse nuk vjen të na vizitosh?”



Këtë vërejte Bilali e morri seriozisht, e i pikëlluar u kthye në Medinë. Erdhi te varri i Pejgamberit a.s., filloi të qajë deri sa e vërshuan lotët. Atje takoi Hasanin dhe Husejnin (nipat e Të Dërguarit s.a.v.s.), filloi t’i përqafoj dhe t’i shtrëngoj në kraharorin e tij. Ata i thanë: “Na ka marrë malli të na thërrasësh ezanin para agimit”.

Atëherë, Bilali u detyrua të ngjitet mbi kulmin e xhamisë dhe kur filloi ezanin me “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…, Medineja gati sa nuk u trondit, dhe kur erdhi te shqiptimi i fjalës “Eshhedu enne Muhammederr-Rresulullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut), dolën nga shtëpitë e tyre edhe gratë… Nuk është parë ndonjëherë në ndonjë rast të kenë qarë më tepër burra e gra se atë ditë.

Kur emiri i muslimanëve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanët kërkuan prej tij që të ndërmjetësoj te Bilali që të thërras ezanin në njërin prej namazeve. Omeri e ftoi Bilalin kur koha e namazit kishte ardhur dhe kërkoi prej tij që ta thërras ezanin. Bilai duke respektuar emirin e muslimanëve u ngrit dhe filloi me ezanin…

Nga zëri i tij, dhe mallëngjimi për kohën që jetuan bashkë me Resulullahun s.a.v.s., dhe kur Bilali ishte muezin i tij, qanë të gjithë sahabët që ishin prezent sa asnjëherë më parë, ndërsa Omeri r.a. ishte ai që më së shumti qau.

Në momentet e fundit të jetës së tij, Bilalit i qëndronte pranë bashkëshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushëllonte: “Mos qajë,… nesër do të takoj të dashurit,… Muhamedin a.s. dhe sahabët.

Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ty o Bilal dhe me të gjithë sahabët!



Nga gjuha arabe: Bashkim Mehani



Rreth kësaj teme dëgjo ilahinë Ezani i Bilalit nga Fidush Aliu:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




p.s. Ky tregim, megjithese e dija, me beri te qaje, pasiqe kete detyre kryej edhe une :(
 
Titulli: Bilali r.a.

All-llahu na bashkofte ne xhenet me te dashurin e tij Muhamedit a.s. dhe me sahabet e tij Amin Amin All-llahu me Amin.
 
Titulli: Bilali r.a.

Amin gafi, Amin
 
Back
Top