31 tetor 2019 - Federica Caslotti
Si shtrigat u bene simbol i feminizmit
Nuk mund te flas per te gjitha, por nje pjese e mire e vajzave qe njoh kane kaluar nje faze "magjie". Une vete kisha libra qe flisnin per runes, barishte dhe shenja te zodiakut, nje fletore me magji, nje seri macesh qe kan ardhur ne jeten time si familjare. Pastaj kjo faz ne shumicen e vajzave kalon. Per mua jo...
Pse na pelqen te ndihemi njecik 'shtriga'? Ndoshta sepse jan nder me te rrallat figura femerore ku fuqia e tyre nuk ka perardhje mashkullore. Ose ndoshta per look-un, per fshesen fluturuese, te shtunat naten ne pyll me shoqet... kush nuk do e donte?
Pak histori
Koncepti i magjise ekziston ne te gjitha kulturat, te cilat e kan ndare gjithmone midis "te mires" dhe "te keqes", edhe pse kufiri shpesh here eshte i paqarte dhe i rreshqitshem. Ai ose ajo qe praktikonte magji, kryente nje funksion shum te rendesishem shoqeror, duke u kujdesur per te keqijat fizike dhe shpirterore te njerezve te komunitetit te tij, ai gjithashtu jetonte larg shoqerise sepse e kishin frike. Mamite jan nje shembull i shkelqyeshem i ketij dualiteti ne te gjitha shoqerite njerezore: ata kishin fuqine per te sjelle jeten ne bote dhe shpesh here detyren per ta hequr ate. Hecate, perendesha greke e henes dhe e magjise te zeze, lindi ne Thrake si perendesha e lindjes dhe e tokave te egra.
Ne te gjithe Evropen, edhe ne epoken moderne, vazhduan te ekzistonin burra dhe gra qe praktikonin nje form te magjise popullore duke sheruar semundjet dhe hequr ligesite te hedhura nga shtriga dhe magjistare te lidhur me shpirtrat e keqij: quheshin cunning folk ne ishujt britanike, De Kloka ne vendet skandinave, vedmak ne vendet sllavefolese (qe jane gjithmone burra, kurse vedma jane femra dhe ne menyre te pashmangshme te keqija).
Ne Itali, neper fshatrat e Friulit, ishin Benandanti me fuqi magjike sepse "te lindur me kemishe" (domethene te lindur akoma te mbeshtjellur nga qesja amniotike) dhe mbronin korrat duke lene trupin e tyre gjat nates dhe duke shkuar per te luftuar ne formen e nje kafshe kunder shpirtrave te liga.
Gjuheti shtrigash
Nuk do te lini te jetoj ate qe praktikon magji.
Eksodi 22:18
Keshtu urdheroi Testamenti i Vjeter: nje komandament i shtrenjt per krishteret evropiane, te cilet ne fund te mesjetes barazuan magjine me herezine dhe filluan ta persekutojne ate.
Malleus Maleficarum, nje nga manualet me te famshme se si te demaskoni dhe te eliminoni shtrigat, u botua per here te pare ne 1486.
Klima mbytese e Reformimit dhe e Kunder-Reformimit perkeqesoi fenomenin e gjuetise te shtrigave: e paguan me shtrenjte grate e varfra, te vetmuara, te huaja, te margjinalizuara, me mendje te dobet, te cilat u bllokuan ne germat e drejtesise kishtare dhe u detyruan te rrefenin fajet qe kurr nuk paten kryer, duke vuajtur tortura te tmerrshme dhe duke shkuar drejt nje vdekje te vuajtur.
Te themi qe Inkuizicioni i Shenjte eshte i vetmi fajtor i ksaj masakre eshte paragjykim i lehte per tu mohuar: shtrigat e varura ne vendet protestate nuk jan me pak se ato te djegura ne Evropen Jugore.
Rilindja e magjise
Rehabilitimi i magjise filloi ne shekullin XIX: lindja e spiritualizmit dhe interesimi ne okult beri qe shume intelektuale te reflektonin mbi fenomenin e magjise ne Perendim. Ja vlen te permendim veprat e Charles Godfrey Leland dhe Margaret Murray.
Leland, nje gazetar me interes per folklorin, kryen studimet e tij ne Itali, ku pretendo se ka njohur nje grua te quajtur Maddalena dhe qe e inicioi ate ne magji. Ne librin e tij Aradia, o Ungjilli i Magjistareve (1899) raportohet miti i Aradia, vajza e perendeshes Diana dhe Lucifer, e cila u dha grave artet magjike ne menyre qe te mbroheshin nga abuzimet dhe padrejtesite.
Margaret Murray lindi si egjiptologe por i afrohet shkences se persalindur te antropologjise, duke dhene nje hipoteze interesante per lindjen e magjise evropiane: ajo mohon cdo lidhje me Djallin e Krishtere dhe flet per magji si nje kult i lashte i Natyres qe i mbijetoi ardhjes te Krishterimit dhe te demonizuar nga Kisha, dhe per shtrigat si dishepuj te nje perendie me brire, te perndjekura sepse heretike dhe rebele.
Keto teza, megjithese terheqese, permbajne shum pak te vertetuara historikisht, dhe nje pjese e madhe te tyre eshte thjesht rezultat i imagjinates romantike te autoreve.
Por popullariteti i tyre ka qene shum i madh, aq sa ka formuar bazen per lindjen e kulteve neo-pagane, te cilat do te arrijne kulmin e popullaritetit ne gjysmen e dyt te shekullit vijues: Wicca, eshte kulti me i perhapur qe u themelua zyrtarisht ne vitin 1954 nga Gerald Gardner, nje ish zyrtar britanik i apasionuar pas okultit, i cili pretendon se magjia e praktikuar nga 'coven' e tij eshte e njejta e shtrigave mediovale, e cila ka prejardhje nga kultet e lashta pagane te Nenes Hyjnore dhe Perendia me brire e pyjeve.
Pohime te guximshme, dhe ndoshta jo plotesisht te verteta dhe demonstruese. Merita e madhe e Wicca eshte roli kryesor i rezervuar grave dhe empowerment femerore, aspekte qe kane bere qe shum gra te interesohen dhe t'i afrohen ketij kulti.
Shtriga, politik dhe feminizem
Dridhuni, dridhuni,
shtrigat jan kthyer!
Eshte vetem nje nga slogan e perdorura gjate demonstratave feministe ne Itali ne vitet '70. Shtriga si figure femerore jokonformiste dhe e shtypur nga pushteti mashkullor dominant merret si misherim i idealeve feministe ne te gjithe boten, dhe nuk eshte me nje viktime e paarmatosur e shoqerise fanatike: keto shtriga bashkekohore jane te keqija, te zemeruara, besojne ne fuqine e tyre dhe jane te gatshme te luftojne kedo qe perpiqet t'i demtoj ata ose motrat e tyre.
Mund te mendoni se ky identifikim mund te jet vetem metaforik; por do te gaboheshit.
Ne naten e 31 tetorit 1968 lindi Women’s International Terrorist Conspiracy from Hell, shkurtuar WITCH, organizat ekstreme e majte, lidhja e se ciles me magjine nuk eshte e kufizuar ne zgjedhjen e emrit: akti i tyre inagurues ishte nje marshim pergjate Wall Street, gjate se ciles u hodh nje mallkim ne rrethin financiar te New York.
Dhe pesedhjete vjet me vone, pas zgjedhjes se Trump si President te Shteteve te Bashkuara, shtrigat jan rikthyer ne detyre, dhe kete here mesazhi ka qene me i fort se kurre: posteret ftojne shtrigat nga e gjithe bota per te mallkuar fashistet dhe molestatoret.
Shtrigat mes nesh
Te flasesh sot per magji nuk eshte me tabù. Kinemaja horror dhe muzika rock kane perhapur simbole okulte dhe ezotike ne imagjinaten e te gjithve; J.K.Rowling ka kthyer magjistare dhe shtriga ne heronj te femijerise sone, librat e magjise jan lehtesisht te disponueshme dhe ne librerite me te varfera, dhe Sabrina, shtriga e vogel qe dikur ishte family friendly, ne serine e re ne Netflix ringjall te vdekurit dhe adhuron Djallin.
Megjithate shtrigat vazhdojne te trembin dike: Hillary Clinton dhe Alexandria Ocasio-Cortez jane akuzuar per magji per te minuar popullaritetin e tyre dhe ngritjen ne politike, dhe marsin e kaluar Senatori i Leges Pillon proklamoi nje gjueti te re te shtrigave, me akuzen se po minojn femijet e shkollave fillore per t'i konvertuar ne Gender dhe Satanizem.
Ata bejne mire te kene frike: shtrigat egzistojne dhe jane mes nesh. Gjithe femrat e cuditcme, te margjinalizuara ose te persekutuara jane shtriga, dhe kush do tentoi ti bej keq njeres prej motrave tona do te zbuloi se pervec te qenit te cuditcme, ne jemi gjithashtu hakmarrese dhe te rrezikshme.
Double, bubble, war and rubble,
When you mess with women, you’ll be in trouble.

Redaktimi i fundit: