Big-Bang

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ne kerkim te lendes se erret

Materia e erret, eshte nje pjese e teorise se krijimit te universit nepermjet Big Bangut, ekzistenca e se ciles nuk ka qene e mundur te vertetohej deri me sot ne menyre direkte, edhe pse matje te ndryshme te nivelit te energjise ne univers mbeshtesin kete ekzistence. Sipas teorise, lenda e erret eshte e perbere nga therrmija hipotetike te prodhuara nga Big Bangu dhe te perhapura me pas ne gjithe universin, te cilat edhe pse permbajne nje energji te madhe, kane nje bashkeveprim jashtezakonisht te dobet me materien (sidoqofte te pamatshem ne menyre te drejtperdrejte nga aparaturat e sotme).Per te vertetuar prezencen e kesaj lende ne univers eksperimente te ndryshme, jane zhvilluar qysh prej momentit te hipotetizimit te ekzistences se saj. Pas vitesh kerkimesh, me sa duket Laboratoret e Shkembit te Madh (Laboratori del Gran Sasso) kane arritur te observojne fenomene te lidhura ne menyre te drejtperdrejte me pranine e lendes se erret.
Eksperimenti qe ka mundesuar zbulim e jashtezakonshem quhet DAMA, dhe perdor aparatura super te ndjeshme te cilat jane ne gjendje te shfaqin nje “flash”, nje fije drite, sapo nje prej therrmijave te lendes se erret, te quajtura ndyshe edhe WIMP (weakly interacting massive particles), hyn ne bashkeveprim me nje atom. Edhe pse “flash”-e te tilla jane shfaqur qysh ne fillimet e venies ne pune te eksperimentit me 1996, deri me sot nuk ka qene e mundur te vertetohej nderhyrja e lendes se erret ne prodhimin e ketyre shkendijave (edhe nderveprimet ndermjet atomeve mund te clirojne elektrone dhe shkendija drite te kapshme nga aparati). Zbulimi i bere nga grupi italo-kinez, i drejtuar nga Rita Bernabei e Universitetit te Romes, qendron ne faktin se dendesia e ketyre shkendijave ndryshon gjate stineve te vitit. Keshtu gjate qershorit eshte verejtur nje numer me i madh shkendijash ndersa gjate dhjetorit numerohet numri minimal i tyre. Duke qene se laboratoret jane ndertuar ne nentoken e nje mali shkembor, prej nga emri, per te qene sa me te izoluar, perjashtohet mundesia e nderhyrjeve te jashtme atmosferike tokesore. Ky ndryshim shpjegohet me ciklet e rrotullimit te Diellit rreth vetes, te cilat gjate muajve te veres sjellin nje “ere” therrmijash te lendes se erret mbi planetin tone. Ky eshte hapi i pare i matjes se drejtperdrejte te nderveprimit te dobet (nevojiten mbi 100 kg iodur-calciumi qe te mund te verehet nje numer minimal shkendijash) midis lendes se erret dhe materies.
Pervec faktit se mbetet per momentin teoria me e logjikshme dhe e besueshme per krijimin e universit, teoria e Big Bangut po vertetohet nen shume aspekte te saj nga eksperimente te kryera ne menyre te pavarur nga laboratoret e gjithe botes.

Burimi: Laboratori del Gran Sasso/news
 
Big Bangu apo Shpërthimi kozmik



Big Bangu apo Shpërthimi kozmik

Shkencëtarët astronomë thonë se kanë në dorë të pamjet e para që vërtetojnë teorinë e ngritur 25 vjet më pare sipas së cilës, menjëherë pas shpërthimit të madh kozmik, apo Big Bangut, universi u rrit me një shpejtësi të jashtëzakonëshme nga madhësia e një pike në përmasën që ekziston sot. Sipas shkencës, në fillim ndodhi shpërthimi dhe mbarë gjithësia lindi nga një pike e vetme. Kjo ndodhi 13 miliardë vjet më pare. Por çfarë ndodhi menjëherë pas shpërthimit? Kjo është pyetja rreth së cilës shkencëtarët kanë vite që debatojnë. Tani një sondë robot në hapësirë ka regjistruar gjurmët e nxehtësisë së çliruar nga shpërthimi i madh. Rezultati është një hartë e çuditëshme, një pamje e universit në fillimin e tij.

Profesor اarls Benet, pranë universitetit Xhons Hopkins, thotë se “kur shikojmë këtë pamje ne shohim momentin e fillimit të gjithësisë. Kur mendojmë për rritjen, kemi parasysh një rritje shkallë shkallë, ashtu si fazat e jetës së një njeriu. Përsa i përket gjithësisë, rritja ishte e menjëherëshme dhe pastaj vazhdimisht në rritje apo zgjerim”.

Profesor David Spergel i universitetit Princton thotë se në trilionin e parë të sekondës, universi kaloi një periudhë rritjeje të jashtëzakonëshme me një shpejtësi më të madhe sesa shpejtësia e dritës.

Profesor Spergel ishte anëtar i grupit të shkencëtarëve që kreu kërkime në këtë fushë. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe zgjerimi të shpejtë, universi u rrit nga madhësia e një pike në përmasën që ekziston sot.

Shkencëtarët e quajnë këtë “teori inflacioni”, një ide e hedhur 25 vjet më pare. Këto pamje janë të dhënat e para nga hapësira që mbështesin këtë teori. Shkencëtarët thonë se ky është një moment i rendësishëm për të kuptuar kozmosin. Ata thonë se pas shpërthimit të madh, u deshëm 400 milionë vjet për formimin e yllit të pare dhe 13 miliardë vjet të tjerë që sistemi ynë diellor të merrte formën që ka sot. Shkencëtarët mendojnë se universi do të vazhdojë të zgjerohet pa pushim e përgjithmonë. Megjithëse teoria e Big Bangut është teoria mbizotëruese shkencore mbi origjinën e universit. Por disa shkencëtarë që e vënë në dyshim këtë teori thonë se në univers egzistojnë objekte të krijuara më pare se 13-14 miliardë vjet, kur mendohet se ndodhi shpërthimi kozmik, teori që ndoshta nuk mund të vërtetohet kurrë, duke lënë kështu një numër pyetjesh pa përgjigje.


Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
 
Redaktimi i fundit:
Big-Bangu Artificial

Sapo degjova qe ne nje zone mes Frances dhe Zvicres ne thellesi 100 metra nen toke, pas 8-ditesh do te realizohet eksperimenti per te zbardhur teorine big-bang, te castit zero kur "gjithcka-ja u krijua nga asgje-ja".

Nje grup i madh shkencetaresh kane hapur alarmin se ky eksperiment mund ti kushtoje njerezimit fundit e tij ne nje periudhe kohore prej 4-vjetesh. Gjithashtu e kane cuar kete ceshtje ne gjykate me akuzen e dhunimit te te drejtave themelore te njeriut.

Eksperimenti ne fjale do te realizoje vrima te zeza ( ne permasa te vogla).

Shpresojme qe eksperimenti te jete logaritur mire sepse ne te kundert do i kushtonte njerezimit ekzistencen.
 
E kam postuar ne teme kete lajmin e fundit nostra.
 
në univers egzistojnë objekte të krijuara më pare se 13-14 miliardë vjet, kur mendohet se ndodhi shpërthimi kozmik, teori që ndoshta nuk mund të vërtetohet kurrë, duke lënë kështu një numër pyetjesh pa përgjigje.

kjo është e meta e shkencës, bazohet në "Teori dhe Hipoteza" LOL sot ipet një "zbulohet tjetra" prap se prap mbeten vetëm Teori, dhe në shumë raste edhe nuk i gjejnë kurrë përgjegjen. A thua pse ?!
 
Profesori i universitetit Cambrige ne Angli,Stephen Hawking,fizikant i madh dhe specialist per vrimat e zeza tha:"Eksprimenti nuk do te dale ne nje perfundim konkret pasi rruga qe ne po kerkojme eshte e gabuar,ne duhet te lodhim koken per gjera te tjera.....!"
 
Tashi ky Hawking ,mendoj se po na pergatit se rezultatet e saj do mbeten te fshehuar ,dhe jo te gjitha behen publike ,sic ka ndodhur me shum e shum eksperimente te tjera.
 
Titulli: Big-Bang

S'morem me vesh se ca u be me kete eksperiment???
Pse u anullua eksperimenti???
 
Titulli: Big-Bang

big bang u kthue ne big shit harxhuan miliarda dhe kaqe
 
Titulli: Big-Bang

U perfol kaq shume per kete eksperiment sa gjithe bota mendoji se me ne fund do zbulohej e ''verteta''.....por per cudi sa here qe njerzimi arrin te zbuloj te verteta te tilla do dal nje penges....mos valle nje qenie e mbinatyrshme i pengon keto gjera???
E njejta gje ndodhi dhe me apollo 13 (mos gaboj) ku u pane objekte jashte tokesore ne hene,,,,filmimet qe u ben nuk u moren vesh nga vajten.
 
Titulli: Big-Bang

Eksperimenti me aq sa di une do te filloje shpejt sepse CERN-it i ishte prishur frigoriferi i zeros absolute per te mbajtur nen kontroll protonet dhe positronet,megjithate mendoj se asgje nuk do te mbahet e fshehte.Po u arrit perfundimi i shumedeshiruar,atehere njerezimi do te filloje te rritet pak nga pak,sepse sapo kemi lindur...
 
Titulli: Big-Bang

Korado, ua prishe qejfin disa frymemarresve armiq te perbetuar te shkences dhe te vertetes !
 
Titulli: Big-Bang

Ka shume mundesi te nisi ne shtator te 2009 ,dhe perplasja e pare te behet ne tetor.Pra ,1 vit pas nisjes se pare ,do rifiloje te punoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top