Bien në pritë nga ISIS, pastori gjerman shpëton ushtarët britanikë
Një grup ushtarësh britanikë, të impenjuar në veri të Irakut, janë shpëtuar nga një sulm i militantëve të ISIS-it falë ndërhyrjes të një qeni pastor gjerman. Ushtarët, sipas asaj që shkruan gazeta britanike “The Sun”, ishin duke u kthyer pas një stërvitjeje 10-ditore nga Peshmergat, kur ranë në një pritë të ekstremistëve islamikë.
Në një nga makinat e britanikëve, ishte edhe pastori gjerman. Një grup xhihadistësh sulmoi grupin, duke lëshuar ndaj britanikëve një bombë dore. Papritur, ushtarët u rrethuan nga 50 terroristë. Në këtë rast, qeni, i zgjidhur nga litari, u vërsul ndaj militantëve. Fillimisht sulmoi një terrorist në qafë dhe fytyrë dhe një tjetër më pas në krah dhe në këmbë. Dhe kështu i detyroi xhihadistët të iknin me vrap, duke u shpuar jetën anglezëve.
Operacioni, që pati një fund të mirë, u zhvillua pranë kufirit me Kurdish dhe në merrnin pjesë katër mjete ushtarake. Një burim i tha “Daily Star Sunday”: “Ndonjëherë ndodh që disa qen të shoqërojnë operacionet ushtarake. Ata përdoren shpesh në operacione mbulimi dhe mund të dërgohen në ndërtesa para trupave. Këto kafshë kanë një ndjeshmëri të veçantë, e kuptojnë menjëherë rrezikun dhe mund të ndërhyjnë në mënyrën e duhur”.
g.shqip