Bie mbështetja amerikane për luftën në Afganistan

Kresha

A pretty face can never trick me
Ashtu si edhe në Britani anketat e opinionit në SHBA tregojnë se përpjekjet e luftës nuk janë popullore mes amerikanëve.


Presidenti Obama është zotuar që deri në fund të vitit të dislokojë edhe 17 mijë trupa të tjera amerikane në Afganistan. Por ndërsa korriku dhe gushti kanë rezultuar muajt më vdekjeprurës për trupat amerikane që prej fillimit të luftës, anketat e fundit të opinionit tregojnë se populli amerikan mund të jetë duke u lodhur nga përpjekjet e luftës në atë vend.

Rreth 68 mijë trupa amerikane do të jenë në Afganistan deri në fund të vitit për të luftuar kryengritjen talebane në rritje.
Por anketat e opinionit tregojnë se përpjekjet e luftës nuk janë popullore mes amerikanëve.

Një anketë e fundit e opinionit e kryer nga rrjeti televiziv ABC dhe gazeta Washington Post, tregon se 51 për qind e amerikanëve mendojnë se lufta nuk ia vlen, krahasuar me 47 për qind që e mbështesin atë.
Vetëm 25 për qind e të anketuarve mbështesin idenë e dërgimit të më shumë trupave në Afganistan.
Kohët e fundit, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Admirali Mike Mullen, e pranoi se rezultat e opinionit janë shqetësuese:

"Unë jam veteran i luftës së Vietnamit dhe jam në dijeni të natyrës kritike të mbështetjes amerikane për këtë luftë, madje për çdo luftë. Pra me siguri që shifrat janë shqetësuese, por presidenti më ka dhënë mua dhe ushtrisë amerikane një mision".

Admirali Mullen thotë se misioni ka për qëllim shkatërrimin e al-Kaidës dhe të aleatëve të saj, përfshirë edhe talebanët.

Por ky mision shoqërohet me një çmim të lartë.
Korriku dhe gushti kanë qënë muajt më vdekjeprurës për amerikanët që prej fillimit të luftës. 43 ushtarë amerikanë u vranë në korrik e ndoshta më shumë këtë muaj.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se vdekjet mes civilëve afganë u shtuan me 25 për qind në 6 mujorin e parë të 2009-tës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Matthew Duss, pranë qendrës për përparim amerikan, thotë se vendimi i presidentit Obama për të emëruar Gjeneralin Stanley McCrystal si komandant të NATO-s në Afganistan tregon se presidenti e kupton se strategjia amerikane duhet ndryshuar, por ai shton se Obama ka nevojë për rezultate pozitive në terren.

"Nëse nuk bëhet një farë përparimi dhe duket se ne po angazhohemi thellë e më thellë në një operacion anti kryengritjes pa shenja pozitive për muaj me radhë, mendoj se ai mund të përballet me një farë opozite reale". - thotë ai.

Lisa Kurtis e Fondacionit Heritage thotë se presidenti Obama do ta ruajë mbështetjen e publikut nëse ai vazhdon të japë të njëjtin mesazh:


"Ai ka treguar angazhimin e tij dhe duhet ta vazhdojë këtë angazhim, madje të përsërisë vazhdimisht arsyet e luftës në Afganistan në mënyrë të publiku amerikan ta kuptojë atë. Nëse presidenti e bën këtë, publiku amerikan do ta mbështesë atë".

Ndërkohë, Gjenerali McCrystal po përfundon një rishikim të strategjisë për të vlerësuar burimet e nevojshme për luftën.


Presidenti Obama ka të ngjarë të pranojë rekomandimet, thonë ekspertët, përfshirë edhe çdo kërkesë për më shumë trupa. /voa/
 
Amerika kurr ska me mujt me fitu ket luft , sepse askush smundet me mposht askend ne vend te vetin ;)
 
Back
Top