Beteja e çiftit për vogëlushen, nëna surrogato: Nuk e dija që ishin gay!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اifti i homoseksualëve Gordon dhe Manuel janë të bllokuar prej disa kohësh në Tajlandë pasi nëna surrogato e cila solli në jetë vajzën e tyre nuk pranon të firmosë dokumentet që ata të kenë mundësi të largohen së bashku me vogëlushen.

Një fakt i tillë ka ndodhur pasi gruaja nuk ishte në dijeni që vajza do t’i jepej një çifti gay. Që prej janarit Gordon Lake së bashku me bashkëshortin e tij Manuel, vogëlushen Carmen dhe vëllain Alvaro 23 muajsh, i cili gjithashtu ka lindur me anë të një nëne surrogato në Indi, jetojnë të fshehur në një lagje në Bankok. Prej muajsh tashmë ata jetojnë me frikën se autoritetet mund t’i marrin vajzën.

“Ky është një makth i vërtetë. Më e keqja që mund të na ndodhte”, është shprehur Gordon Lake për “The Guardian”. Në fakt gruaja që i ka dhënë jetë vogëlushes nuk ka asnjë lidhje biologjike me të dhe pas lindjes së saj ka firmosur dokumentet që lejonin çiftin të merrnin vajzën në shtëpi.

Por pas 10 ditësh ajo ka kërkuar që ti kthehet vajza, duke refezuar të firmosë dokumentat që çifti të largohet. “Mendoja se ishin një familje normale dhe që shqetësohej për vogëlushen,”-është shprehur gruaja.

Ashtu si shumë çifte edhe Gardon dhe Manuel kishin zgjedhur Tajlandën për të “punësuar” një nënë surrogato. Por për shkak të disa skandaleve të mëparshme si ajo e një çifti të cilët nuk e kanë marrë një fëmijë pasi kishte lindur me sindromën down, apo të një biznesmeni japonez, i cili kishte patur 16 fëmijë në këtë mënyrë, qeveria është detyruar të bllokojë këto praktika që prej muajit shkurt./ Shqiptarja
183518.jpg
 
Titulli: Beteja e çiftit për vogëlushen, nëna surrogato: Nuk e dija që ishin gay!

Një nder problemet e pederizmit dhe promovimit të tij, fëmijë pa familje, pa nënë dhe pa baba.
 
Titulli: Beteja e çiftit për vogëlushen, nëna surrogato: Nuk e dija që ishin gay!

Nuk kam gje kundra gay.
Por jam kundra kategorikisht qe ata te kene mundesin e nje biresimi te nje femije.
Me duket shaterrim i ikones se shejte familjare njerzore.
Edhe kafshet rrisin klyshin e tyre nje arsenik dhe nje filiko.
Pa le me njerzimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top