Lauri
Anunnak
Janë të shumtë besimtarët myslimanë në Durrës, të cilët kanë reaguar pas festivalit të birrës, qofteve dhe muzikës që bëhet pas mbrëmjes së Namazit kur hapet iftari e falet namazi Teravite. Besimtarët shprehen se janë dakord me thirrjen e imamit të xhamisë për të bërë peticion ndaj mosrespektimit të myslimanëve të Durrësit.
“Harmonia fetare në Shqipëri ekziston falë myslimanëve që janë në shumicë, 70% e popullsisë, e janë tepër paqësorë. Por në muajin e shenjtë të Ramazanit, toleranca fetare në Durrës nuk po ekziston.”
Një besimtar nga Prizreni thotë se në qytetin e tij bashkëjetojnë në harmoni tri fetë, katolikë, ortodoksë e myslimanë që respektojnë njëri-tjetrin.
“Nuk ka në Prizren festival të pijeve alkoolike në mes të qytetit, në muajin e Ramazanit. Festivali i filmit, muzikës apo birrës zhvendoset para muajit të Ramazanit, apo pasi përfundon agjërimi. Në këtë muaj nuk tregtohet pije as në dyqane as në restorante. Ne kështu jetojmë në harmoni duke respektuar njëri - tjetrin. Në Durrës, qenka prishur tradita”.
Të gjithë besimtarët janë shprehur se do të firmosin peticionin e iniciuar nga imami i xhamisë.
K.H.
/portali DurresLajm/