Besimi!

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
C'eshte besimi per ju??? Keni abuzuar ndonjehere me besimin qe u eshte dhene?? Sa u besoni njerezve???

Shkrim te kendshem...:ciaoo::ciaoo:
 
Redaktimi i fundit:
qe te kesh besim tek tjetri ,me pare duhet te kesh te vetja.duehte te besosh por jo dhe shume...un kam abuzuar me besimin,nuk e kam mbajtur premtimet.
 
Per mua besimi eshte nje virtyt grandioz, te cilin nuk mund ta mbajne njerezit e plogshte. Te jesh besnik, nuk eshte lehte, sidomos ne kohen qe tani jetojme.

Padrejtesia dhe injoranca jane dy mangesi, te cilat i'u paraqiten natyres se pare, e njeriu u sprovua me luftimin e tyre, sepse nuk mund te kete besim te sincerte pa e pastruar ate prej padrejtesise. Poashtu nuk mund te kete devotshmeri te sinqerte, pa e pastruar prej injorances.
 
Besimi eshte ai qe duhet nje kohe shume e gjat per tu fituar dhe qe mjaftojn ca minuta per ta humbur ate !

Gjithmone kam pasur njerez qe i kam besuar por jo verberisht, kam pasur rezervat e mia si pasoj edhe zhgenjimet i kam kaluar me leht !

Nje nga gjerat qe me bejn jashtzakonisht te lumtur eshte kur te tjeret kan besim te une, dhe jo qe nuk mund te abuzoj por me ben te jem shum her me e kujdesshme ..ah, dhe shum her me e keqe nese shof qe abuzohet me besimin tim !
 
Besimi per mua eshte forca me te cilen nuk dyshoj tek dikush,per asnje arsye!
Eshte prova se dikush nuk te tradheton,apo e anasjellta...!
Besimi epr mau eshte i shenjte..dhe nuk kam abuzuar as nuk do ta beja kurre dicka te tille!
Kam patur shume besim tek njerezit,por duke u rritur kuptova qe e kisha gabim.ndoshta po vijne kohet te tilla,ku nuk mund te besosh tek te gjithe,por fakti eshte qe skam me besim si perpara..dhe as nuk i besohem cdokujt!
 
Besimi.....te them te drejten spara kam sh besim tek njerzit..... me duhet kohe te me fitoj njeri besimin....
Familja mund te them qe eshte e vetmja qe ka besimin tim te plot....tek te tjeret ngelet gjithmon nje doze mos besimi...

Gjithsesi nuk duhet egzagjeruar duke menduar qe sja vlen te besosh asnjeri...se arine ne paranoja pastaj/.....
 
Besimi eshte defekt i karakterit :p

Te them te drejten e asgje tjeter vec te drejtes, ne emer te se drejtes jam tip qe besoj shpejt, por qe gjithashtu besimin e tjetrit rropatem te mos e thyej. Kjo nuk perkufizohet thjesht tek profesionalizimi i genjeshtrave, por edhe ne faktin qe eshte shume e hidhur te humbasesh individe qe te vleresojne.
 
Besimi eshte nje ndjenje sigurie qe vjen nga nje shprese fikse,nga stima, nga "krediti" qe perjashtojne cdo dyshim...Personalisht nuk para u besoj shume njerezve,preferoj te nisem cik me ate syrin e dyshimte e pastaj te ndihem mire qe dyshimet e mia ishin te gabuara se anasjelltas.Persa i perket me abuzimin e besimit qe me japin te tjeret,mundohem te mos abuzoj aspak...
 
Besimi : kur dikujt i beson nqoftse e pyet per ndonje gje qe ti nuk je i sigurt ne vete atëher ati qe i beson dmth e pyet dhe aj te tregon nqoftse nnukk i permbahesh kshilles se tij ather nuk je real:D nuk beson ne vetvete dhe ne askend vetem te duket thjesht ashtu thuaj se i beson ati ose asaj :)

Kjo ishte thjesht nga fjalet e mia nje pjes per Besim.!
 
per mua ''besimi'' eshte parimi kryesor ne jete qe do te thot se cdo lloj gjeje e krijoj mbi bazen e besimit,nese nuk ka besim ne nje lidhje,ne nje raport shoqeror per mua cdo gje eshte fallso!
jam njecik tipi i veshtir,gje qe nuk krijoj besim menjehere,fillimisht dyshoj per cdo gje qe mund te thuhet(dhe kjo s'me pelqen aspak tek vetja ime) sepse dhe ne ato gjera qe jan te verteta i ve ne dyshim.

 
Eh besimi besimi :D burre i mir kishte qen LOL

Sa per temen ,mendoj se jam tip qe jap shum besim dhe gjithashtu besoj tek njerzit qe e meritojn me te vertet, por si gjthmon kjo kategori esht drejt shuarjes si spece :D dmth jan me pakic "pak e sak "
 
C'eshte besimi per ju??? Keni abuzuar ndonjehere me besimin qe u eshte dhene?? Sa u besoni njerezve???

Shkrim te kendshem...:ciaoo::ciaoo:

Edhe ky, nje tjeter domosdoshmeri e njeriut..:)
Ne besojme, zhgenjehemi dhe perseri besojme..kshu jemi krijuar..per te miren tone :D Nese do besonim , do zhgenjeheshim dhe nuk do besonim me si do ishte jeta jone? :S

Mua me pelqen tu besoj njerezve...dhe e kam zakon qe njeriut te cilin sapo e kam njohur ti jap besim menjehere, pastaj varet nga personi nese arrin ta mbaje apo jo besimin qe i kam dhene..:)
Qe dikush te te besoje, sidomos ne ditet e sotme, per mua eshte vleresim, dhe ne asnje menyre nuk do abuzoja me kete besim..

Gjths nje fjale thote: ** Besoji atij qe njeh dhe njih ate te cilit i beson** :D
 
Besimi eshte paqe ne shpirt... perderisa i beson personit, je e qete, perndryshe nese nuk beson, lindin dyshime, pastaj cdo gje shkon sprapthi.... per ate nuk u besoj shume njerzeve, mirepo atyre qe ju besoj, ju besoj me plotkuptimin e fjales... edhe pse kam has ne zhgenjime, por njerz jemi, akush nuk eshte perfekt...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top