Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Malsi

Anëtar i Nderuar
NJث STUDIM SHPJEGON PSE BESIMI Nث NJث FE I BثN DISA NJERثZ Mث ELASTIKث Nث KOHثT E STRESIT DHE Nث SFIDAT E REJA Tث PUNثS DUKE I MBAJTUR Tث SHثNDETSHثM DHE JETثGJATث

Personat religjiozë sëmuren më pak dhe i jetojnë më mirë momentet e ankthit dhe të stresit që mund të krijohen edhe në vendin e punës, sepse spiritualiteti ofron një “jastëk” kundër tensioneve të jetës së përditshme, ashtu siç shkruan Telegraph, duke cituar një studim të psikologëve të “Health and Safety Laboratory” në Stockpor në Britani. Studimi u krye te një grup punonjësish i udhëhequr nga psikologia Roxane Gervais. Rezultatet treguan se njerëzit që ndiqnin parimet e një feje shfaqin nivele të ulëta të ankthit, depresionit dhe madje edhe të lodhjes. Njerëzit që morën pjesë në këtë hulumtim argumentojnë se pjesëmarrja në mënyrë aktive në shërbimet fetare i bën ata të ndihen më mirë dhe më në paqe me veten e tyre. Telegraph raporton se rezultatet e plota të studimit do të paraqiten në takimin vjetor të Shoqërisë Britanike Psikologjike në Brighton.

Njerëzit që besojnë në Zot…

Rreth ditëlindjes së 58-të njerëzit gjithnjë e më shumë i kthehen anës religjioze të jetës, sepse bëhen të vetëdijshëm për vdekshmërinë dhe dëshirojnë të gjejnë idealet që ua ofrojnë kuptimin dhe ngushëllimin e nevojshëm. Më pak se 23 për qind e njerëzve më të rinj se 27 vjet besojnë fuqishëm në Zot, ndërsa në mesin e atyre më të moshuar se 68 vjeç, 43 për qind e tyre janë besimtarë të fortë. Këtë gjë e ka vërtetuar studimi i Qendrës Nacionale Amerikane për hulumtim të opinionit. Hulumtimi ka grumbulluar të dhënat prej 30 vendeve të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Europën, Amerikën Jugore, SHBA-në, Zelandën e Re, Filipinet, Japoninë dhe Izraelin. Njerëzit më religjiozë janë ata më të moshuar, ndërsa shumë prej tyre që nuk kanë qenë religjiozë gjatë tërë jetës, në pleqëri kanë gjetur diçka në të cilën besojnë, shkruan Reuters. “Duke vëzhguar dallimet në bindjet fetare sipas grupmoshave, ndryshimi më i madh paraqitet rreth vitit të 58-të të jetës. Atëherë njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vdekshmërinë e vet dhe kërkojnë më shumë ideale që u japin kuptim dhe ngushëllim”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tom Smith. Gjatë dy dekadave të fundit, numri i besimtarëve në mënyrë të moderuar është reduktuar në shumicën e vendeve, ndërsa përjashtim përbëjnë Izraeli, Sllovenia dhe Rusia ku ka gjithnjë e më shumë besimtarë. Besimi fetar është ende më i forti në vendet katolike, edhe pse edhe atje ka gjithnjë e më shumë ateistë, kanë deklaruar hulumtuesit.

Njerëzit inteligjentë, më pak besimtarë

Njerëzit më inteligjentë janë më të prirur për të mos besuar në Zot.

Profesori Riçard Lin, profesor nderi i psikologjisë në Universitetin e Ulsterit thotë se shumë më shumë anëtarë të “elitës intelektuale” e konsiderojnë veten si ateistë sesa mesatarja kombëtare. Një rënie në ndjekjet e zakoneve fetare gjatë shekullit të fundit, ishte lidhur drejtpërdrejt me një rritje në mesataren e inteligjencës, pretendon ai. Por konkluzionet, në një artikull për gazetën akademike të inteligjencës janë damkosur si “semplist” nga kritikët. Profesori Lin, që ka provokuar mosmarrëveshjen në të kaluarën me kërkime që lidhin inteligjencën me racën dhe seksin, thotë se akademikët e universitetit, ka të ngjarë të besojnë më pak në Zot, se çdokush tjetër. Një studim i Shoqatës Mbretërore (Royal Society) gjeti se vetëm 3.3 për qind besojnë në Zot, në një kohë kur 68.5 për qind e popullsisë së përgjithshme në UK, e përshkruan veten si besimtare. Një anketë e ndarë, në 90′-n gjeti se vetëm 7 për qind e anëtarëve të Akademisë Kombëtare të Shkencës në Amerikë besonte në Zot. Profesor Lin thotë se shumica e fëmijëve në shkollën fillore besojnë në Zot, por kur futen në moshë të adoleshencës – dhe inteligjenca u rritet – shumë prej tyre nisin të kenë dyshime. Ai i tha revistës së arsimit
Feja: Kush beson sëmuret më pak dhe jeton më mirë

Time Higher: “Pse duhet që më pak akademikë të besojnë në Zot sesa populli i përgjithshëm? Unë besoj që është thjesht një çështje e IQ. Akademikët kanë një IQ më të lartë se populli i përgjithshëm. Disa studime anketash tregojnë se ata njerëz me IQ më të lartë, nuk besojnë në Zot. “Ai tha se besimi fetar ka rënë përmes 137 kombeve të zhvilluara në shekullin e 20’të, në të njëjtën kohë që populli është bërë më inteligjent. Por, profesor Gordon Linch, drejtor në qendrën për fe dhe shoqëri bashkëkohore në kolegjin Bërkbek, në Londër, thotë se dështoi të merrte parasysh disa shtrirje të ndërlikuara të faktorëve socialë-ekonomikë dhe historikë. “Të lidhësh besimin fetar dhe inteligjencën në këtë mënyrë, mund të reflektojë një tendencë të rrezikshme. Të zhvillosh karakterizimin “semplist” të fesë si primitiv (ndërkohë qe ne po mundohemi të merremi me çështje komplekse të fesë dhe pluralizmit kulturor) mbase nuk është përgjigje e dobishme”, thotë ai.

b.telegrafi
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Hem,besimi fillon lekundet pikerisht kur ti kerkon vertetimin ,racional te gjerave.
Kur teza fillon e deshton dhe afrohet vetem fantazi,atehere normalishte, dyshimi eshte pjese e padiskutueshme e ceshtjes ne fjale.
Gjithesesi besimtaret ndoshta perjetojne disa situata me leht me pa stres.
POr se di pse me duken me te stresuar brenda asaj qe besojne,kur ata besojne me teper se cduhet.
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Sa here flitet per besimin fetar dhe stresin/depresionin, kam vene re nje gje, kercejne ateistet apo ata qe nuk jane religjioz sa duhet :p
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Deri me sot me aq sa kam lexuar pare dhe emisione ska mbetur sociolog e psikolog pa e pranuar qe besimi absolutisht ka ndikim pozitiv ne gjendjen emocionale te njeriut. Kjo pasi stresi ne vetvete lidhet me semundjen mendore shpirterore dhe jo fizike.

Pastaj sa i perket IQ-se.
Besimi eshte e vertet qe kerkon nje bindje llogjike ama kerkon dhe nje zemer te hapur. Njerezit kur e mbajne veten si shume te zgjuar e mendojn se dine cdo gje e kane te veshtire te ken modestine per te pranuar nje mundesi ku eshte tjeterkush me i madh se ai dhe te jene te perulur apo falenderues ndaj krijuesit. Mgjth mgjth. Mqns jemi te IQ-ja le te shohim ckane thene kokat si anshtajn faradej newton rreth besimit ne Zot dhe hajde flasim prap.
Kaq shkurtimisht se jam me cel :@
 
Ah me kujtove anshtajnin ,dij nje histuri shum te bukur ,por kur te jem me lapi topin do e shkruaj
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

E ke tek ajo tema e kurioziteteve qe kam hapur une tek faqja 3 afer fundit , spo ta shkruaj ketu qe ti bej pak reklame temes time ,qe sigurisht eshte dhe me e bukura :P :P
 
Dhe kjo tema jote eshte, keshtuqe prap brenda terrenit/zones tende je, :P.. Sille ketej se s'po rri te kontrolloj temen tjeter tashi :P
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Shkrim shum i sakt.duke marr parasysh dinamiken e jetes jan tre faktor tani qe njeriu deshi s'deshi duhet ti marr gjat etapavte jetes.te besoj(te jet besmtar)te dehet per te harru komplet sfidat se idel para dhe ti marri jetn vetes...te dyten dhe te treten zakonisht e provoj ata njerz qe jan egoist.....
Besimi qe ka ni baz te fort jo qe i forcon njerzit psiqikisht po ndikon te ajo fizike.eshte sikur ti nuk e fajson veten per disa deshtime se ndodhin gjat jetes.pra sa me shum te besosh aq me shum do e duash jeten...
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Dhe kjo tema jote eshte, keshtuqe prap brenda terrenit/zones tende je, :P.. Sille ketej se s'po rri te kontrolloj temen tjeter tashi :P

Ska gje se eshte reklame me e mire per ate temen se une ate pelqej shum ,kshu qe ata qe do lexojne ketu dhe behen kurioz ,futen atje dhe me shtojne edhe leximin e temes :P Ti kur te kesh durim futu lexoje ;)
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Sa studim i infektuar !!!!
Njerzit besimtar jane si kuaj karroce , po hec ma besoni ku te doni por mos vritni njerz ne emer te zotit o besimtar !
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Sa studim i infektuar !!!!
Njerzit besimtar jane si kuaj karroce , po hec ma besoni ku te doni por mos vritni njerz ne emer te zotit o besimtar !

[po ata se nuk jan besimtar si jan sipas mendjen tende ?Besimtari i sinqert nuk vret nje milingon e jo me njeri.

p.s rasti i turistve cek thua te ket vra ne emer te zotit apo te djallit ?]
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

E vertete kjo. Feja te ben me elastik. Psh kur ulesh dhe falesh 100 here ne dit para buke dhe mbas buke, i ben dhe ushtrime kurrizit.
Kjo gje te ben mire per tensionin, kolesterolin, stresin te ndihmon per gjumin dhe te rregullon hormonet.

Eshte njilloj si ajo shprehja : Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
Ja psh hyn dot mjeku nga dritarja tek kjo foto? Sigurisht qe jo !

0320pod12.jpg
 
Attachments

  • 0320pod12.jpg
    0320pod12.jpg
    498.1 KB · Shikime: 0
  • 0320pod12.jpg
    0320pod12.jpg
    498.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

Hyn kur hapen dritaret, nuk po shkon per te mjeku ti aty. lool
 
Titulli: Besimi ne fe i ben njerezit me elastike

E vertete kjo. Feja te ben me elastik. Psh kur ulesh dhe falesh 100 here ne dit para buke dhe mbas buke, i ben dhe ushtrime kurrizit.
Kjo gje te ben mire per tensionin, kolesterolin, stresin te ndihmon per gjumin dhe te rregullon hormonet.

Eshte njilloj si ajo shprehja : Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
Ja psh hyn dot mjeku nga dritarja tek kjo foto? Sigurisht qe jo !

0320pod12.jpg

lool lol lol lol
 
A thu ben efekt per vithet?
lol
 
Attachments

  • 0320pod12.jpg
    0320pod12.jpg
    498.1 KB · Shikime: 0
  • 0320pod12.jpg
    0320pod12.jpg
    498.1 KB · Shikime: 0
Forumi ka pas nje anetar ne emrin Malsi!
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top