Besimi në ekzistencën e Zotit

HYSEEN

Anëtar i ri
Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit

Ka disa argumente të cilat mbështesin ekzistencën e Zotit, prej tyre janë:

1- Llogjika: E gjitha kjo gjithësi në të cilën ne hedhim vështrimin, me këtë rend të paparë, që nuk mundet të tronditet, të përplaset me veten apo të bie, a nuk është e përkryer dhe në kulmin e rregullsisë? A mundet që kjo gjithësi të ketë sjellë apo të ketë krijuar veten e saj? Jo, nuk mundet dhe as nuk mund të mendohet që diçka që nuk ekziston të bëjë të ekzistojë diçka.Po nëse thuhet: ajo është gjendur rastësisht. Përgjigjja është: kjo është e pamundur. Të gjitha këto mjete që janë prodhuar, qofshin avionë, raketa, makina e mjete të tjera të shumëllojshme, a mos u gjendën rastësisht? Sigurisht që jo. Atëherë themi se as qielli, toka, dielli e hëna etj. nuk janë gjendur rastësisht.

Një dijetar që njihej për zgjuarsinë e tij debatoi me disa njerëz që nuk besonin në ekzistencën e Zotit dhe u kërkoi atyre kohë për tu menduar. Pastaj u tha: unë po mendoj për nje anije e cila u ankorua vetë në port, malli që ishte mbi të zbriti vetë pa hamej dhe pastaj anija u nis vetë pa timonier. Ata thanë: si mundet të pranohet kjo fjalë që the, ajo as që mund të mendohet, ne nuk mund ta besojmë!? Atëherë ai u tha: Nëse nuk e besoni këtë, atëherë si besoni që dielli, hëna, yjet, qielli dhe toka na u gjendën vetë pa ndihmën e dikujt?

Alternativat e mohuesit të Zotit janë tre dhe jo më shumë:

a- ose ai është krijuar nga hiçi(asgjëja);

b- ose ai ka krijuar veten;

c- ose atë e ka krijuar Krijuesi, Zoti.

2- Natyrshmëria e njeriut: Njeriu me vetë natyrën e tij, kur bie në ndonjë vështirësi qoftë edhe pa e menduar thotë: “ O Zot! ”. Madje ka mohues të Zotit, të cilët kur u bie ndonjë fatkeqësi, befas duke u rrëshqitur gjuha thonë: “ O Allah !”, pa e kuptuar, sespe vetë natyra e njeriut tregon për ekzistencën e Zotit.

3- Feja: Allahu thotë në Kuran: { A nuk e meditojnë ata Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie}(En-Nisa’ - 82). Harmonia e Kuranit, mos përplasja e tij me veten, mbështetja dhe vërtetimi e një pjese të tij pjesën tjetër, të gjitha këto vërtetojnë se ai ka zbitur prej Allahut
 
Titulli: Besimi në ekzistencën e Zotit

Pse nuk besojn njerzit te gjith ne nji Zote ???

shkaku pse nuk kan mend apo ekunderta.??
 
Titulli: Besimi në ekzistencën e Zotit

Jerenim, kane mend, por s'dine te logjikojne drejt.
 
Titulli: Besimi në ekzistencën e Zotit

I love allah
 
Back
Top