Besimi i tepert ne vete, ja si ndikon te njeriu
Mendimi se jemi më të mirët na ndihmon që të kemi sukses në jetë: këtë e konfirmon një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature”
“Për vite me radhë, psikologët kanë vënë re se njerëzit janë të prirur të mbivlerësojnë veten dhe aftësitë e tyre”, thotë përgjegjësi i studimit Dominic Johnson, një biolog i evolucionit në Universitetin e Edinburgut në Skoci. Sipas disa studiuesve të tjerë, besimi i tepërt në vetvete është një karakteristikë pozitive, na nxit të bëhemi më ambiciozë dhe të vendosur.
Megjithatë duke u bazuar te studimi, vetëvlerësimi mund të ketë edhe pasoja negative: mund të na shtyjë që të bëjmë vlerësime të gabuara dhe të marrim vendime të rrezikshme. Por cila është arsyeja që pavarësisht mijëra viteve zhvillim, besimi i tepërt në vetvete është një tipar ende dominues te qeniet njerëzore? Simulimet kompjuterike tregojnë se edhe një ndjenjë e rreme optimizmi shpeshherë rrit mundësitë e suksesit. “Deri tani mungonte një shpjegim i kënaqshëm se përse jemi të prirur ta mbivlerësojmë veten, por ky model i ri na jep mundësi të kuptojmë logjikën e zhvillimit në bazë të kësaj sjelljeje. Ndoshta ky tipar gjendet te ne në mënyrë krejt të rastësishme, megjithatë nëse e mbivlerësojmë veten, ka një arsye”, thotë Johnson.
Johnson dhe kolegu James Fowler, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, kanë zhvilluar modelin e tyre duke përdorur të ashtuquajturën “teorinë e lojërave evolutive”, për të zbuluar se si sillen individët në konkurrencë njëri me tjetrin duke përdorur strategji të ndryshme.
Në model, dy individë imagjinarë, X e Y, luftojnë për burimet në dispozicion. Nëse të dy kërkojnë dhe luftojnë për t’i marrë ato, individi më i fortë fiton dhe i drejton. Të dy paguajnë një kosto, sepse ndeshen me njëri-tjetrin. Nëse njëri individ kërkon me ngulm burimet, i merr falas; nëse asnjëri nuk lufton për të, logjikisht nuk mund të marrë asgjë.
Johnson ka nxjerrë në dritë edhe dy aspekte të rëndësishme: pretendentët mund ta mbivlerësojnë ose nënvlerësojnë forcën e tyre. Përveç kësaj, mund të ketë pasiguri, ose një shkallë gabimi në mënyrën që njëri prej pretendentëve percepton forcën e kundërshtarit. Duke u bazuar te këta faktorë, një person mund të vendosë ose jo që të luftojë për t’i marrë ato burime dhe nëse i dëshiron me çdo kusht, duhet të ndeshet me individin tjetër për t’i marrë.
Ky vendim bazohet te perceptimi i forcës personale, duke e krahasuar me forcën e kundërshtarit. “Bukuria e këtij modeli është se aplikohet në disa lloje situatash me të cilat përballen individët”, thotë Johnson. Studiuesit morën individë të brezave të ndryshëm, të cilët kishin nivele të ndryshme të mbivlerësimit të vetes dhe nivele të ndryshme të gabimit në vlerësimin e aftësive të tjetrit, për të parë se cilat strategji ishin më efikase. Si në zhvillimin e llojit fizik, strategjitë më të mira “mbijetonin” dhe u transmetoheshin brezave pasardhës.
Rezultatet tregojnë se mbivlerësimi i vetes ka avantazhe vetëm atëherë kur kemi pasiguri për aftësitë e kundërshtarit dhe kur frytet e çmimit në fjalë janë më të mëdha se kostot. “Le të supozojmë për shembull sikur unë dhe ajo përballemi për marrjen e pasurive të caktuara”, thotë Johnson. “Për sa kohë ka paqartësi rreth kësaj pasurie dhe ajo vlen më shumë se kostoja që sjell përballja, strategjia më e mirë është mbivlerësimi i vetes”. Për shembull, nëse njerëzit përpiqen të marrin medoemos një ishull që ka rezerva nafte, fakti që ta bëjnë të tyren naftën mund të vlejë njëqind miliardë dollarë, ndërkohë që kostoja e një lufte mund të jetë rreth dhjetë miliardë dollarë. “Por nëse kostoja e konfliktit është më e lartë se një e mirë që ka pak vlerë, atëherë është shumë më mirë që të jemi të kujdesshëm”.
Sipas Daniel Blumstein, një biolog i Universitetit Kalifornia të Los Anxhelosit, studimi ofron disa justifikime për një fenomen tepër të përhapur në shumë situata aktuale, njerëzit besojnë jashtëzakonisht tek aftësitë e tyre dhe kjo gjë ka krijuar probleme serioze. Johnson hedh hipoteza se kjo sjellje për shembull mund të ketë kontribuar në zhytjen në krizën ekonomike globale të vitit 2008 dhe nxitjen e luftërave si pushtimi i Irakut në vitin 2003. Në fakt kjo strategji që është zhvilluar në shoqëritë e vogla, mund të jetë më pak efektive në shoqëritë komplekse dhe tepër të zhvilluara. Për shembull, optimizmi i tepërt i vendimmarrjes për të pushtuar një vend të largët mund të zhvillojë një “konflikt evolutiv”. Johnson e krahason mbijetesën e kësaj sjelljeje, si tiparin kryesor të asaj që e nxit njeriun të preferojë ushqime me shumë kalori (“që me siguri e ka përdorur edhe në të kaluarën”), kur ushqimet me shumë kalori ishin me pakicë, por që tani nuk janë më mollë e ndaluar që kemi një fast food në çdo cep.
Sipas Robert Trivers, ekspert në zhvillimin social në Universitetin Rutgers, mbivlerësimi i vetes mund të ketë një avantazh tjetër, të paktën për meshkujt. Tek meshkujt kjo karakteristikë spikatet më shumë se sa te femrat, që i ndihmon në dy rrethana për zhvillimin e tyre tradicional: për të luftuar rivalët dhe për të joshur femrat. “Në të dyja rastet, meshkujt vlerësohen edhe në bazë të nivelit të besimit në vetvete”, thotë Trivers. Gjatë një përballjeje, për shembull, një qëndrim sfidues mund ta prapësojë kundërshtarin. Madje jo vetëm kaq: sipas studiuesit ka shumë pak gjëra që shuajnë tërheqjen fizike, ose romanticizmin si mungesa e vetëbesimit e personit tjetër.
B:gjithcka.al