Besimi është vetë jeta!

Abstrakt

😉
Besimi është vetë jeta!
Aid el Karni


Fatkeqit më të mëdhenj janë ata që e kanë lëshuar begatinë e besimit të fortë. Ata përherë jetojnë në vështirësi, në shqetësim, në mllef dhe në poshtërim.
"Kurse ai që kthen kokën nga Libri Im, ai do të jetojë jetë të vështirë edhe në Ditën e Gjykimit do ta ringjallim të verbër."
Vetëm besimi në Allahun, Zotin e botëve, e bën shpirtin të lumtur, e pastron, e gëzon duke larguar prej tij brengat, pikëllimin dhe shqetësimin. Jeta ka shije të mirë vetëm me besim. Për jobesimtarët dhe ateistët shpëtim i vetëm nga jeta e vështirë dhe e përvuajtur është vetëvrasja. Sa e mjerë mund të jetë jeta pa besim! Çfarë mallkimi i tmerrshëm pa fund i pret ata që në Tokë largohen nga Rruga e Allahut.
"Dhe Ne zemrat e tyre dhe sytë e tyre i vulosim, si dhe të mos besojnë siç nuk kanë besuar edhe më herët, edhe sikur të mos i lëmë të bredhin në mashtrimin e tyre të hutuar!"
Vërtet ka ardhur koha që njerëzit të binden njëmend dhe të besojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Në të vërtetë, kemi fituar aq përvojë, kanë kaluar aq shekuj që na flasin ku mosbesimi është gënjeshtër, idhujtaria - mallkim, gjersa që të gjithë të Dërguarit e kanë thënë të vërtetën dhe në fund, që Allahu është i Vërtetë, Sundimtar i gjithësisë. Vetëm Ai meriton falënderim dhe vetëm Ai është i plotfuqishëm.
Vetëm me besim do të jesh i lumtur dhe i qetë qoftë kur je i fuqishëm ose i dobët, qoftë kur është ftohtë apo kur është ngrohtë.
"Atij që kryen vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, kurse është besimtar, ne do të bëjmë që të jetojnë bukur dhe me të vërtetë, do t’i shpërblejmë me shpërblim më të mirë se që e kanë merituar."
Me shprehjen "jetë e bukur" që përmendet në ajetin e lartshënuar mendohet në qetësimin e shpirtit të atyre që e presin takimin me Zotin, në qëndrueshmërinë e dashurisë së tyre ndaj Krijuesit, pastërtinë e qenies së Tij nga prapësitë dhe dëmet, qetësinë e tyre në situata të vështira, pajtimin me fatin dhe kënaqësinë me të, ngase ata janë të kënaqur që Allahu të jetë Zot i tyre, Islami fe e tyre, ndërsa i Dërguari Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i dërguar i tyre.
 
Back
Top