Besa-Olimpiakos---Sherif Tiraspol-Dinamo

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përtej fitimit të Kupës së Shqipërisë, Besa pati edhe dekorin e tifozëve të saj, si një risi e atmosferë që rrallë është ndeshur në stadiumin “Qemal Stafa”. E njëjta situatë pritet të jetë edhe ndaj Olimpiakosit këtë të enjte dhe klubi i Besës, me në krye presidentin Bizhdili, po punon në këtë drejtim. Kështu, sot presidenti Bizhdili bëri me dije se ditën e enjte në qendër të qytetit, në orë 18:00, do të ketë autobusë pa limit, të gjithë falas në dispozicion të fansëve verdhezinj. Po ashtu, janë përgatitur tashmë edhe flamujt, bluzat dhe flamuri gjigant, i cili do të vendoset të tribunën karshi të “Qemal Stafës”. “Vendosa lajmërimin në mediat vizive të qytetit dhe në çdo cep të tij se në dispozicion të fansëve do të ketë autobusë falas. Dua të përsëritet ajo atmosferë e fitimit të Kupës së Shqipërisë dhe grekët ta marrin vesh se Besa ka tifozët e saj. Me këtë rast, e ftoj të gjithë tifozërinë verdhezi të vijë në Tiranë, sepse Besa e tyre nuk do t’i zhgënjejë,” - shprehet Bizhdili. Mësojmë gjithashtu se presidenti Bizhdili nuk ka pranuar t’ua shesë takimin asnjërës prej kompanive shqiptare të mediave vizive dhe kështu nuk do të ketë transmetim direkt të këtij takimi. Kjo natyrisht do të rriste pa masë numrin e tifozëve verdhezinj, pasi në pamundësi për të ndjekur në tv, ata do të jenë të detyruar të shkojnë në Tiranë. Përtej kësaj, klubi kavajas, më saktë stafi i saj teknik dhe presidenca, ditët e fundit kanë rritur ndjeshëm dozat e besimit te një rezultat pozitiv. Ndërsa bisedonte me qindra tifozë që dje ndiqnin seancën e fundit stërvitore të Besës në Kavajë, Bizhdili nuk pushonte, duke i bindur fansët rreth tij se ai dhe grupi do të synonin vetëm fitoren. Kjo atmosferë besimi dhe optimiste i shoqëroi gjatë gjithë 90-minutëshit futbollistët verdhezinj në stërvitje. Ajo atmosferë që patëm ndierë në prag finales të Kupës së Shqipërisë, ajo atmosferë ndihet edhe në kampin verdhezi. A thua të përsërisin të paktën suksesin e Kupës, duke fituar të paktën në Tiranë, sepse vështirë, tepër vështirë të mendosh një kualifikim në Pire.
35262_137704572926179_100000599106953_286050_4054989_n.jpg

Besa, dje stërvitja e fundit në Kavajë

Dje, rreth orës 17:00, ekipi verdhezi ka zbritur në fushën e re stërvitore të Besës, pas thuajse dy muajsh. Kjo kishte sjellë kërshërinë dhe interesin e qindra tifozëve, që qëndruan gjatë gjithë 90-minutëshit, aq sa zgjati stërvitja. Në grup binin në sy emrat e njohur, si Jakupi, Shehi, Dragusha, Shkëmbi, Dhëmbi, Dos Santos, Cikalleshi, Poçi, Mihani, por edhe të ardhurit e merkatos, Osmani, Aliju, Lazarevski dhe dy të fundit, boshnjakët Haxhibuliç dhe Ferizoviç. Pas stërvitjes, ekipi nën drejtimin e trajnerit Duro, i është drejtuar Tiranës, më saktë hotelit “Eklips”, ku do të akomodohet deri të enjten, kur edhe luhet sfida me Olimpiakosin.


18-herë kampionët e dështuan në edicionin 2008-2009 me Zuletën në bankinë. Blutë e kanë kaluar vetëm një herë turin e parë, në edicionin 2002-2003 me Sejdinin ne stol .
Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, do të nisë te merkuren (19:00) për herë të gjashtë aventurën e saj në Ligën e Kampioneve (nga edicioni 1980-1981), kur do të përballet në Tiraspol me kampionin e Moldavisë, Sherif Tiraspol, një ekip dukshëm më favorit dhe me më shumë eksperiencë ndërkombëtare se ekipi shqiptar.

Dinamo e drejtuar nga Luis Manuel Blanko, argjentinasi i katërt që drejton blutë (tre të parët: Pedro Pablo Paskuli, Ramon Kabrero dhe Marsel Havier Zuleta) dhe i pesti nga vendi i Diego Armando Maradonës, përfshirë edhe kampionin e botës së vitit 1978, Mario Kempesin (trajner te Lushnja në fillim të vitit 1997), zhvilloi një fazë të fortë përgatitore në Maribor të Kroacisë me pesë ndeshje miqësore (3 fitore, 2 humbje).

18-herë kampionët e Shqipërisë dështuan në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë u eliminuan nga kampionia e Bosnjës, Modrica, pas dy humbjeve: 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në Zenica, ndërkohë që gjatë edicionin të kaluar në Ligën e Europës u eliminua nga finlandezët e Lahtit (1-4, 2-0).

Sherif Tiraspol është një prej skuadrave më të njohura në Moldavi. Merr pjesë rregullisht në Ligën e Kampioneve nga edicioni 2001-2002, ku vazhdimisht ka kaluar turin e parë.
Në edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve, Sherif Tiraspol kaloi në turin e dyte finlandezët e Inter Turkut, në të tretin eliminoi Sllavian e Pragës dhe në play-off u eliminua nga Olimpiakosi i Pireut, kundërshtarit aktual të Besës në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Dinamo ka në gjirin e saj pesë lojtarë të kombëtares shqiptare (Hidi, Bakaj, Vila, Muzaka dhe kapitenin Pisha), si dhe shtatë lojtarë të huaj, pesë argjentinas, një serb (Putinçanin) e një senegalez (Diop).

Sherif Tiraspol ka një skuadër të përzierë, ku përveç futbollistëve moldavë bëjnë pjesë serbë, gjeorgjianë, rusë, rumunë, ukrainas, malazezë, afrikanë nga Burkina Faso, bullgarë, madje edhe një brazilian.

Dinamo e kaluar për herë të fundit një tur në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002-2003. Dinamo e drejtuar atëhërë nga Faruk Sejdini fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55’, Pisha 56’, Qorri 76’ )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4).

Dinamo e ka nisur historinë e saj në Ligën e Kampioneve (atëherë quhej Kupa e Kampioneve) me takimet kundër Ajaksit të Amsterdamit, dy humbje: 0-2 dhe 0-1, dhe në pesë ballafaqimet e saj të deritanishme janë edhe Olimpiku i Marsejës (1-5, 0-0) dhe Beshiktashi i Turqisë (0-2,0-1). Bilanci i saj në Ligën e kampioneve numëron 12 ndeshje, nga të cilat ka arritur 1 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje

Kjo do të jetë ndeshja e 39-të në Europë e Dinamos në të gjitha kompeticionet (përfshirë Ligën e Kampioneve, 12 ndeshje; Kupën e Kupave, 8 ndeshje; Ligën e Europës, 16 ndeshje dhe Kupën Intertoto, 2 ndeshje).

Edhe një statistikë tjetër: Dinamo është ekipi i gjashtë shqiptar që ka zhvilluar ndeshje në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë këtu Tiranën (13 pjesëmarrje, 5 herë ka kaluar turin e parë), Partizanin (8 pjesëmarrje), Vllazninë (3 pjesëmarrje, 1 herë e ka kaluar turin e parë), Elbasanin (2 pjesëmarrje) dhe Flamurtarin (1 pjesëmarrje).



DINAMO Nث LIGثN E KAMPIONEVE

2008-2009: Dinamo-Modrica (Bosnjë): 0-2, 1-2
2002-2003: Dinamo-Kaunas (Lituani): 3-2, 0-0
Dinamo-Brondbi (Danimarkë):0-4, 0-1
1990-1991: Dinamo-Marsejë (Francë): 1-5, 0-0
1996-1987: Dinamo-Beshiktash (Turqi): 0-2, 0-1
1980-1981: Dinamo-Ajaks (Holandë): 0-1, 0-2
Bilanci: 12 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje


Ora Lajme
 
Titulli: Besa-Olimpiakos---Sherif Tiraspol-Dinamo

Kampionia shqiptare, Dinamo, ka pësuar humbje jo aq të ngushtë dhe jo shumë premtuese para duelit kthyes të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Përveç minusit të dy golave, skuadrës shqiptare do t’i mungojë edhe sulmuesi më i mirë i skuadrës, Bakaj i cili u ndëshkua me kartonin e kuq. Megjithatë me fitore prej 2:0 Di...namo do të shkonte tutje në raundin e tretë. Nga statistikat e ndeshjes shihet që skuadra vendase ka qenë shumë më e mirë se ajo e Dinamos, por Dinamo në fushë të saj dhe kryesisht skuadrat shqiptare kanë krejt tjetër fytyrë para publikut vendas dhe mund të presim shumë lehtë befasinë e ndonjë fitore bindëse dhe të kalohet kjo pengesë e parë.Besa – Olympiacos Pireus (Greqi) dhe Utrecht (Holanda) – Tirana, do të luajnë sot, e enjte, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Evropës,
[video=youtube;NKiVCqls8-U]http://www.youtube.com/watch?v=NKiVCqls8-U[/video]



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top