Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites

Alo_Zalo

AOP Ne Kanalin #Shqiperia
bertina-erjoni.jpg

Bertina Mehmeti, personazhi i “Big Brother 3”, në një debat të nxehtë me kryeredaktoren e gazetës “Paloma”, Aulona Musta, në studion e emisionit të Pasdites, konfirmoi se lidhja e saj me Erjonin vazhdon, në të njëjtën kohë që u shpreh e lodhur nga vëmendja e tepruar e mediave ndaj jetës së saj private.




“Më vjen keq që disa zënka janë bërë kaq të mëdha. E sigurt është që unë dhe Erjoni vazhdojmë”, u shpreh Bertina. Megjithatë, për një njohëse të mirë të botës “rozë” si Musta, lidhja e saj mund të jetë vetëm një farsë, për të mos pranuar ndarjen përpara publikut. Njëkohësisht, ajo shtoi se interesi për jetën e Bertinës përqendrohet vetëm në jetën e saj personale, pasi nuk ka asnjë lloj jete profesionale për të reklamuar.

Vajza e “Big Brother” u kundërpërgjigj me një shembull nga jeta e gazetares, duke e pyetur nëse ajo ishte ndjerë mirë kur u vendos në qendër të vëmendjes për arsye personale, por morri një kundërgjigje të prerë prej Znjsh. Mustës. “Edhe unë vij nga një përvojë të ngjashme me tënden, por nuk kam dashur as të përkëdhelem në media dhe as kam pretenduar se jam e bezdisur nga një vëmendje që vetë e kam kërkuar. Duke u futur në “Big Brother”, ke nënshkruar një marrëveshje me publikun, që je vendosur në qendër të vëmendjes, në këmbim të interesit të tyre rreth teje”.

Kryeredaktorja e “Palomës” përfundoi me komente therrëse, kur theksoi se: “Shumë personazhë “pseudopublikë” janë të parët që kërkojnë vëmendje dhe të parët që të kritikojnë kur shkruan diçka që nuk iu pëlqen. ثshtë e çuditshme, por e vetmja gjë që ata duan të dëgjojnë është gjëra të mira, duan që ti të thurrësh vazhdimisht lavde për ta”.
 
Pe: Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites

ahahahahahahahahahahh te shkrinje gazit
 
Pe: Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites

Blaaa Blaaa Blaaa din ter diten kto ee tkeqen ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top