Berluskoni legjitimon ryshfetin. Edhe me Shqipërinë?

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Silvio Berluskoni ka mbrojtur përdorimin e ryshfetit në biznes duke thënë se është e nevojshme kur kompanitë italiane sigurojnë marrëveshje me kompani ndërkombëtare.Ish-Kryeministri i Italisë tha se pagesat ilegale janë jetësore kur negocion me “vendet të botës së trete dhe regjime”. Berluskoni ka bërë një deklaratë të tillë në përgjigje ndaj skandaleve të korrupsionit në Itali.Ai foli kundër arrestimit të Giuseppe Orsi-t, kreut të Finmeçanica, që akuzohet se ka paguar zyrtar të qeverisë Indiane për të siguruar një kontratë helikopteri. Berluskoni garon për t’u zgjedhur kryeministër për herë të katërt në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
“Ryshfeti është një fenomen që ekziston dhe është e panevojshëm të mohohet ekzistenca e kësaj situate, e cila është e nevojshme për vendet e botës së tretë dhe regjimet”,tha Berluskoni në një intervistë për RAI 3. “Këto nuk janë krime. Ne po flasim për pagesën si të thuash të një komisioni në këtë vend. Pse? Sepse këto janë rregullat në këtë vend”, ka shtuar ai.


Shqipëria


Nga skandali i përgjimeve në Itali u përfol edhe Shqipëria. Një sipërmarrës i quajtur, Gianpaolo Tarantini, gjatë një përgjim flet për realizimin e gazsjellësit TAP mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai synonte të hynte në një prej shoqërive të grupit Finmeçanica, një shoqëri që sipas planeve të bëra nga kishte në plan 12 tenderë prej 51 milionë eurosh për llogari të Protezione Civile. Por jo vetëm kaq. Me shoqëritë e tij Tarantini kishte si objektiv të ishte ndër realizuesit e gazsjellësit mes Italisë dhe Shqipërisë. Projekti në fjalë është ai që ka lidhje me marrëveshjen italo-shqiptare të vitit 2009, në të cilën dy vendet u angazhuan për një bashkëpunim në fushën e energjisë. TAP është projekti i gazsjellësit nga Azerbajxhani në Evropë që kalon nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe pastaj nëpërmjet detit të kaloi në Itali.









​shekulli.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top