Berluskoni heq dorë nga pushteti…në 2013

Love

βeℓℓe â๓e
Silvio-Berlusconi-300x221.jpg


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni nuk do të kandidojë sërish pas përfundimit të mandatit aktual. Ai tha se deri në vitin 2013 i ka vendosur vetes qëllimin që të kompletojë planin e tij për ndryshimin e sistemit gjyqësor në Itali si dhe të ndryshojë Kushtetutën. Pas tre mandateve në detyrë, Silvio Berluskoni është Kryeministri më kohëgjatë në Italinë e pasluftës si dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit. Pasuria dhe sukseset e biznesit të tij në perandorinë mediatike, reklamat, sigurimet, ushqimin dhe ndërtimin ka qenë e mjaftueshme për shumë italianë që të besojnë se ai mund ta bëjë shumë mirë punën e Kryeministrit të vendit. Berluskoni ka qenë i përfshirë në një sërë skandalesh politike, seksuale dhe korrupsioni dhe akuzat e vazhdueshme kundër tij kanë provokuar largimin e shumë miqve dhe aleatëve.

Karriera e Silvio Berluskonit, i lindur më 29 shtator 1936, ka nisur me shitjen e fshesave me korrent dhe gjatë kësaj kohë ai ndërtoi një reputacion si këngëtar në klubet e natës dhe anije. Ai u diplomua për Ligj në vitin 1961 dhe më pas ndërtoi “Edilnord”, një kompani ndërtimi. Dhjetë vite më pas, ai lançoi një televizion kabllor lokal, “Telemilano”, i cili sot është shndërruar në perandorinë më të madhe mediatike në Itali, “Mediaset”./Panorama/
 
Pe: Berluskoni heq dorë nga pushteti…në 2013

ja dhe ky doli i zgjuar po heq dor,vetem sala se ben..apo mos e ka then me kuptimin qe ne 2012 do ikni te gjithe per lesh e kur te vdisni te ter do heq dore un...
 
Back
Top