Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
berlusconi.jpg


Ish-kryeministri Silvio Berluskoni është dënuar sot me 4 vjet burg në procesin e mashtrimit fiskal mbi të drejtat e televizionit në pronësinë e tij, Mediaset. Kjo edhe u paratha nga zyrtarë publikë, të cilët parashikuan një dënim prej 3 vjetësh. Dënimi është dhënë më i lartë nga kërkesa e mëparshme e prokurorëve për 3 vjet e 8 muaj burg.

Ndërkohë, gjykatësit kanë dënuar me 3 vjet Frank Agrama-n, biznesmenin me origjinë egjiptiane, i cili sipas akuzës, Berluskonin e ka pasur ortakun e tij të fshehtë.

Për gjykatën, "sistemi i kostove të fryra do të thotë një evazion goxha i konsiderueshëm". Asnjë koment për momentin nga ana e mbrojtjes së Berluskonit, e cila është duke dëgjuar motivimet në seancë.

Masa e marrë sot nuk është menjëherë ekzekutive, pasi është një sentencë e shkallës së parë. Gjykatësit kanë bërë gati një pagesë të përkohshme prej 10 milionë euro tek Agjencia e Hyrjeve nga ana e të pandehurve të dënuar, mes të cilëve edhe Silvio Berluskoni. Ndërsa presidenti i Mediaset, Fedele Confalonieri, është liruar.

"Edhe një dëshmi tjetër e tendencës së gjykatës ndaj Silvio Berluskonit, për ta rrënuar politikisht Një dënim i papritur dhe i pakuptueshëm me sanksione hiperbolike. Ne jemi të sigurt që shkallët e tjera të gjykimit do t’i japin të drejtë dhe shpresojmë që këto gjykime të mbërrijnë shpejt", ka thënë Angelino Alfano, sekretar i PDL, në një shënim të tij.

Ky është dënimi i katërt i shkallës së parë për Berluskonin nga 33 procese që ka pasur gjithsej.

Mediaset - 3%

Mediaset ka prekur sot minimumin në bursë, menjëherë pas lajmit të dënimit të Silvio Berluskonit mbi parregullsi në shitblerjen e të drejtave televizive nga ana e grupit Mediaset. Në Sheshin Affari, titulli i ndërmarrjes televizive ka rënë menjëherë dhe ka humbur 3,04% për 1,339 euro, pasi pati prekur minimalen e 1,336 eurove.

/Shekulli/
 
Titulli: Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Ky meriton me shum te denohet manjak njeri .
 
Titulli: Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Si lajm esht mese i vertet,por verdikti i fundit do vendoset se shpejti pasi ka imunitet.sipas mendimit tim e denohet ne max pasi e coi italin ne zero (sado veshtir te bej burg ky kryemafjozi)
 
Titulli: Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Ku do e kryej denimin? Ne Dubai apo ne vilen e tij ne Ercole?
Nejse,se nja 80 procese i ka bo Di Pietro kti,por verdiktet dihen... Edhe nga ky mos prisni nai surpriz.
 
Titulli: Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Ishalla tme cojne te burgu grave mendon Berluskoni :p
 
Titulli: Berluskoni dënohet me 4 vjet burg për mashtrimin fiskal me Mediaset

Kjo gje me kujton gjygjin e ilir metes ne shqiperi LOLLOL .....po denohet luani aman keshtu tha iliri ........ky eshte me i menqur nuk del ashtu
 
Back
Top