Berluskoni bën skandal: Italia më ka ardhur në majë të hundës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
berluskoni11.jpg


Kryeministri italian Silvio Berluskoni nuk është aspak i kënaqur me vendin e tij dhe madje, ai mezi pret ti vijë rasti për të ikur nga Italia.
Kështu të paktën duket nga biseda telefonike e Berluskonit dhe një burri, që është incizuar gjatë një hetimi lidhur me shantazhin ndaj kryeministrit italian. Biseda në fjalë është publikuar në media.
Berluskoni në korrik ka biseduar me Valter Lavitola, i dyshuar për shantazh ndaj kryeministrit për shkak të prostitutave në haremet bunga-bunga, në vilat e kryeministrit. Lavitola së bashku me dy persona tjerë kërkojnë para nga kryeministri në shkëmbim për mbulimin e storieve për prostitutat.
Kryeministri Berluskoni përmes telefonit i ka thënë Lavitolës se është mërzitur nga Italia dhe brenda disa muajve do të “shkojë larg” vendit tij.
“Më ka ardhur në majë të hundës”, është shprehur Berluskoni i nervozuar.
Por, më vonë ai ka tentuar të mbrojë deklaratën e tij, duke thënë se nuk ka menduar asgjë serioze dhe se “kjo është njëra nga gjërat që ai i flet përmes telefonit mbrëmjeve të vona”.
Ai ka shtuar se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga posti i kryeministrit dhe as të braktisë Italinë. Por, kjo i ka mjaftuar opozitës që të kërkojë dorëheqjen e Berluskonit.
Gjatë hetimeve të shantazhit të enjten janë arrestuar biznesmeni Xhampaolo Tarantini dhe bashkëshortja e tij, Angjela Devenuto.

B:lajmifundit
 
Pe: Berluskoni bën skandal: Italia më ka ardhur në majë të hundës

....HAHAHAHAHA e forte kjo......te ka ardhur ty ne maje te hundes?????.....figurati a noi :p
 
Titulli: Berluskoni bën skandal: Italia më ka ardhur në majë të hundës

Berluskoni në korrik ka biseduar me Valter Lavitola, i dyshuar për shantazh ndaj kryeministrit për shkak të prostitutave në haremet bunga-bunga, në vilat e kryeministrit. Lavitola së bashku me dy persona tjerë kërkojnë para nga kryeministri në shkëmbim për mbulimin e storieve për prostitutat

Read more: http://WwW.ForumiVirtual.Com/aktual...a-ardhur-ne-maje-te-hundes.html#ixzz1WuPaOs5n

mbase eshte ngop nga laviret:mace:
 
Back
Top