Berluskoni: Ata që votuan rivalin tim, njerëz “pa tru”

ida angel

:)
V.I.P
Kryeministri italian Sulvio Berluskoni ka thënë se rezultati në zgjedhjet administrative kishte lidhje me zgjedhjen e kandidatit dhe nuk kishte të bënte me partitë.
berluskoni-150x150.jpg

Ai ka thënë se nuk ishte i kënaqur me shifrën 26.42% të votave (që shënon rënie për partinë e tij), kryemininistri Italian tha se “duhet të shihet edhe sistemi i votimit: kur hyra në kabinë për të votuar më dhanë një fletë dhe pata vështirësi në gjetjen e simbolit të partisë sime në radhën e simboleve të tjera”. Më pas deklaroi se gjithsesi partitë e tjera kishin humbje më të mëdha.
Berluskoni akuzoi rivalin De Magistris të qendrës së djathtë duke u shprehur se ai ishte një burrë i pashëm, por i paaftë. “Nuk mund të ekzistojë një person me kokën në vend që ta votojë. Nëse dikush e voton, më pas duhet të shkojë para pasqyrës dhe ti thotë vetes “unë jam pa tru”, u shpreh Berluskoni. Ai tha se Morati, kandidati i vënë nga partia e tij, është më i aftë për të drejtuar Milanon, ndryshe nga Pisapia.lajmifundit
 
Pe: Berluskoni: Ata që votuan rivalin tim, njerëz “pa tru”

.....Berlusconi ...pavarsishte nga idet e tij, nga jeta e tij personale e perfolur shume here, eshte nje politikan karizmatik....te habit inteligjenca energjia dhe aftesia e tij si lider i se djathtes italiane...pikerishte ketu eshte pika me e forte e tij....sepse arrin te kthej ne favorin e vete me nje mjeshteri, edhe ato probleme qe e paragjykojne ne syte e e popullit italian....pikerishte kjo i mungon te majtes italiane....nje lider qe te dije ti japi pergjigje sfidave qe i dalin perpara..........edhe pse ne menyre evidente ka nje renie konsensusi...por perseri e majta nuk arrin te fitoje ne itali....duhet te mendojne seriozishte si ta heqin qafe Berlusconin se keshtu nuk kane gje ne vije.....
 
Back
Top