Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

elbruna

Anëtar i Respektuar
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi se do t’i dërgojë lule “të gjitha të dashurave të tij” për ditën e Shën Valentinit.

Në pyetjen e gazetarëve se si do ta kalojë ditën e Shën Valentinit, kryeministri tha duke qeshur se “do ta shfrytëzoj kompjuterin për t’i dërguar lule të gjitha të dashurave të mija”.

Berlusconi (73 vjeçar), njëri ndër njerëzit më të pasur në Itali, ka qenë i përfshirë në një skandal seksual kur njëra prej femrave të agjencisë për përcjellje deklaroi se është paguar të flejë me kryeministrin në rezidencën e tij në Romë.

Berlusconi tha se kurrë nuk ka paguar për shërbime seksuale, por pranoi se “as shenjtor” nuk është.

Bashkëshortja e dytë e Berlusconit Veronica Lario kërkoi shkurorëzim vitin e kaluar pasi kryeministri mori pjesë në festën e ditëlindjes së 18-të të manekines nga Napoli.

veronica-lario-divorzio-berlusconi.jpg
berlusconi2207_narrowweb__300x3870.jpg



/Telegrafi/
 
Titulli: Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

ec te veksha dhe plaku feston:p:p:p
ket njeri nuk e duroj dot,me vjen kerdi sa her e shoh,jo me te degjoj te flasin x te...
:lexim:
 
Titulli: Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

ky eshte turpi i italis .................................................................. se ca me rrin aty se mar vesh
 
Titulli: Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

ky eshte turpi i italis .................................................................. se ca me rrin aty se mar vesh

Ska shpjegim per kte lela dhe sala eshte turpi shiperis po pse rrin akoma aty se kuptoj ;).

Ky person po ben cti teket dhe kligjet po i ben ne favor te tij qe mos ken cti bejne ,dhe sa per femrat mire ja ben gjen e ben me zorste kap njeri femrat e kan fajin ska faj ky jo .Vet shkojne me deshir se spo i kap me zor ,dhe pastaj e shajne ncncn .
 
Back
Top