Berlin, sipërmarrësi blen një anije për të shpëtuar klandestinët në Mesdhe

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Harald Hِppner, një sipërmarrës gjerman ka vendosur që shpëtojë jetët e klandestinëve që lëvizin në ujërat e Mesdheut. Së bashku me miqtë e tij, Hِppner ka blerë një barkë për të patrulluar në det, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve. Vendimi është marrë pas tragjedisë së ndodhur disa ditë më parë, ku humbën jetën të paktën 800 emigrantë.

Biznesmeni-2.jpg


Ai ka treguar për mediat së çfarë ka ndjerë gjatë kohës që shikonte në televizor imazhet dramatike të anijes në të cilën u mbytën klandestinët. “Nëse nuk bëj asgjë për momentin, do të pendohem për gjithë jetën. Për mua ata persona që arratisen nga lufta dhe që rrezikojnë jetën duke kaluar detin, janë si bashkëkombësit e mi, që në kohën e dy Gjermanive, kalonin murin e Berlinit për të ikur në Perëndim. Shumë prej tyre vdiqën duke tentuar që të kalonin murin e lartë, me tela me gjemba”, thotë sipërmarrësi.

Biznesmeni.jpg


Për të realizuar projektin, burri ka vendosur që të investojë një pjesë të kursimeve për të blerë një barkë të vjetër të 1917. Harald nuk është i vetëm. Për të blerë varkën, ai ka mbledhur rreth 100 mijë euro falë ndihmës së miqve të tij, artizanë, farmacistë, e sipërmarrës të ndryshëm. Anija tashmë është nisur drejt detit Mesdhe dhe qëllimi është që të monitorojë situatën në këtë zonë. Në bord ndodhen rreth 15 vullnetarë dhe për disa muaj ata do të qëndrojnë në det që të shpëtojnë jetët e njerëzve si pasojë e tragjedive të përsëritura që po ndodhin në det.
g.shqip
 
Titulli: Berlin, sipërmarrësi blen një anije për të shpëtuar klandestinët në Mesdhe

Shyqyr qe ekzistojne te tillet. I lumte.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top