Berisha vijon të zbulojë efektet e lirisë-rrumpallë dhe korrupsionit:

Arfenilla

Themelues i Forumit
Berisha ankohet pse në vendin e tij aktivitetet zhvillohen buzë rrugëve, si në çdo vend të botës së tretë. Berisha ka nisur të zbulojë çmenduritë shqiptare: Një javë më parë foli për çmenduritë nga zhurmat dhe çmendurinë e doktoraturave



mishi-300x225.jpg



Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e grupit duke folur si zakonisht për … një raport. Nuk tha kush e kishte bërë raportin, por theksoi se Shqipëria ishte ndër vendet e para në botë për lirinë ekonomike. Berisha sulmoi me këtë rast taksën progresive, dhe nisur nga formimi i tij komunist që i ndan gjërat bardh e zi, sulmoi të gjitha ata vende perëndimore që e aplikojnë këtë taksë, duke i quajtur vende marksiste.

Pasi foli me kënaqësi për lirinë në vendin tij, një liri që më shumë është një rrumpallë e nxitur nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes, Berisha foli për nja dy efekte shumë të rënda të kësaj lirie- rrumpallë.

Fillimisht Berisha u nxi në fytyrë kur foli për prerjen e mishit buzë rrugëve kombëtare. Edhe pse nuk është një fenomen i ri, Berisha tha se “tani që hoqëm makinat nga varrezat, ka plasur mishi rrugëve”. Natyrisht një vend i varfër i botës së tretë buzë rrugës do i zhvillojë aktivitetet ekonomike. Ky është thelbi i problemit. Por Berisha kërcënoi se do merren masa të ashpra ligjore kundër të gjithë atyre që tolerojnë një gjë të tillë. “Do dalim nga Mesjeta apo do rrimë aty,” tha Berisha, që shtoi se mund të ketë një akt normativ për këtë çështje.

Pastaj kryeministri foli për një tjetër ligj të dështuar të qeverisë së tij, atë kundër duhanit. ‘Falë’ lirisë rrumpallë dhe korruptimit në palcë të punonjësve, ky ligj ka rezultuar një dështim spektakolar. Berisha kërkoi që Instituti i Shëndetit Publik të dalë nga dështimi me duhanin dhe të marrë masa më të ashpra. Berisha citoi edhe disa fakte se si ndikon negativisht duhani në shëndetin tonë.B tema
 
Titulli: Berisha vijon të zbulojë efektet e lirisë-rrumpallë dhe korrupsionit:

Kur isha ne dr kam par shum vende afer rruge se benin shitjen ne ket menyr te mishit , sa eshte i sigurt ai mish? Si ka mundesi te mos ket komision per rast tilla askush nuk i lajmron keto raste apo nga frika se bejn?
 
Titulli: Berisha vijon të zbulojë efektet e lirisë-rrumpallë dhe korrupsionit:

Sales i rrofte ai rekordi ne not, se epr gje tjeter seshte ...:p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top