Berisha! ''keto zgjedhje i fitoj Shqiperia''

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Berisha: Këto zgjedhje i fitoi Shqipëria
30-06-2009 / Gazeta 55


Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga velrësimet që iu bënë zgjedhjeve, fitoi Shqipëria dhe qytetarët e saj. Kryesia e BE-së përshëndeti qytetarët shqiptarë dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Po ashtu edhe Komisioni i Helsinkit i Korngresit të Kombeve të Bashkuara vlerësuan zgjedhjet”, tha Berisha. Sipas tij, “në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Ka fituar Shqipëria në mënyrën më të mërituar dhe të shumë pritur”.



Deklarata e plotë






Kemi marrë përgëzimet më të mira nga miqtë tanë të mëdhenj, kryesia e Bashkimit Europian përshëndeti qytetarët shqiptarë dhe zhvillimin e zgjedhjeve; komisioni i Helsinkit të kongresit të Shteteve të Bashkuara përshëndeti zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.



Siç kisha deklaruar, në këto zgjedhje nuk ka të humbur, në këto zgjedhje Shqipëria ka fituar në mënyrën më të merituar, më të shumëpritur, në mënyrën më dinjitoze. Kur fiton vendi, qytetarët vetëm fitojnë, ndaj dhe unë konsideroj këto mesazhe si mesazhet më të rëndësishme që ky vend ka marrë ndonjëherë, sepse siç e dini, ne shqiptarët kishim krijuar një problem të pamerituar në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme në tërësi, dhe zgjedhjeve të tjera.



Ndaj dhe unë dua të shpreh vlerësimin më të madh për qytetarët shqiptarë, por edhe ata qindra mijëra burra dhe gra që në pozicione të ndryshme ligjore – nga kryetari i KQZ, tek komisionerët në qendrat e votimit në Vermosh apo Konispol – menaxhuan me përgjegjësi dhe dinjitet të madh këtë proces. Shoqëria foli, politika foli, vëzhguesit folën, mesazhet përshëndetëse erdhën nga mbarë bota.



Dua gjithashtu, të ftoj komisionerët e të gjitha zonave të vendit, numëruesit që e kanë tërësisht në dorë të tyre procesin, të tregojnë përgjegjësinë më maksimale, te respektojne ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.



Ky është apeli im për çdo zyrtar të piramidës zgjedhore të vendit, të respektohet ligji dhe vetëm ligji, nuk ka të humbur në këto zgjedhje, kanë fituar të gjithë qytetarët shqiptarë. Një lak që na vinte nëpër këmbë, e hoqëm, e lamë mënjanë.



Tani, në këto kohë që kanë mbetur, të gjithë ata që kanë procesin në dorë të tyre, duhet të jenë në lartësinë morale dhe ligjore që ky process kërkon. Ky është qëllimi për të cilin, unë jam sot para jush.



Pyetje



Veç shqiptarëve, sipas të dhënave zyrtare rezulton që keni fituar dhe ju si Parti Demokratike me 71 mandate. A është e rehatshme të qeverisni me 71 mandate dhe a do të synoni…



Më lejoni pak të shijoj fitoren pararezultative. Më lejoni ta shijoj, ua them me bindjen më të thellë, ka qenë qëllim madhor i jetës sime, ndjehesha i lënduar, ne që e nisëm, e nisëm këtë të votonim si njerëz, me të gjitha standardet. Jam i lumtur, nuk them që ishin perfekte, por ama kishin standarde unike në botë, siç ishte numërimi me kamera. I keni parë, kudo në numërime bëhen sherre, unë jam tani në fazën e shijimit të kësaj fitoreje të madhe, pastaj motoja ime është se s’ka të humbur, nuk i them me dy mendje këto gjëra.



Duke marrë parasysh vlerësimet e ndërkombëtarëve për standardet, a besoni se do t’i hapet rruga Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim në BE?



Unë besoj se ne bëmë atë që na takonte, nuk kam asnjë dyshim, asnjë arsye të dyshoj në disponibiletin e plotë të BE për të patur dyert e hapura për Shqipërinë. Natyrisht, unë them se s’kanë qenë vetëm zgjedhjet, por edhe referendumi në Irlandë dhe është normale se ky referendum vendos për fatin e një dokumenti themelor për BE. Unë kam mirëkuptim të plotë, më duket çudi, sepse çdo stimul negativ në drejtim të zgjedhësve irlandezë duhet shmangur, se ai është në interes, si të atyre që bëjnë pjesë në BE, ashtu dhe i yni që synojmë të ecim më të sigurtë drejt BE-së
 
e di si esht puna...sali berisha ka shum te drejte qe thote se keto zgjedhje i fitoi shqiperia ( europiane)..po tamam, tamam shqiptaret asgje nuk meritojne....:mah
 
po te ishin bere zgjedhjet ne kine,ma mer mendja se do kishin mbaruar po ne te njejten dite,dhe do te dilte fituesi,kurse tek neeeeeeeeeeeeeeeee
 
Shqiperia dhe njeher fitoi shtupen e jo kupen :D ja ky esht rezultati e i gjithi ai ngazellim qe ishte ne fillim sapo u mbyllen votimet , avulloi i teri per pak minuta dhe tashme berisha me keto fjalime te fshije me ndere te pasmen se europa ja dha voten e saj :( qe nuk ishte kaluese e keshtu qe harrojeni bashkimin europian ...
Sali berisha edhe i vdekur ka me i sjell probleme kesaj shqiperie , jo me prej se gjalli ..
Turpppppppppppppp
 
po te ishin bere zgjedhjet ne kine,ma mer mendja se do kishin mbaruar po ne te njejten dite,dhe do te dilte fituesi,kurse tek neeeeeeeeeeeeeeeee

kur ka qene Mbreti Zog i pare ne Itali dikure e kane pyetur?

pse eshte veshtire te drejtosh shqiptaret dhe pse je naltmadhni e jo madhni si te gjith mbreterit e tjeter,,

Zogu ju tha ' te kisha 100 Italian do kisha vrare 1 dhe te tjeret do ishin bindur,kurse tek shqiptaret me duhet te vras 99 qe 1 te bindet.

jam Naltmadhni tha se gjith Shqiptaret jan Madhni.
 
Shqiperia dhe njeher fitoi shtupen e jo kupen :D ja ky esht rezultati e i gjithi ai ngazellim qe ishte ne fillim sapo u mbyllen votimet , avulloi i teri per pak minuta dhe tashme berisha me keto fjalime te fshije me ndere te pasmen se europa ja dha voten e saj :( qe nuk ishte kaluese e keshtu qe harrojeni bashkimin europian ...
Sali berisha edhe i vdekur ka me i sjell probleme kesaj shqiperie , jo me prej se gjalli ..
Turpppppppppppppp

mos mallko Agrodolce,,


hahahahahahhaha

a fitum a?

lol
 
kur ka qene Mbreti Zog i pare ne Itali dikure e kane pyetur?

pse eshte veshtire te drejtosh shqiptaret dhe pse je naltmadhni e jo madhni si te gjith mbreterit e tjeter,,

Zogu ju tha ' te kisha 100 Italian do kisha vrare 1 dhe te tjeret do ishin bindur,kurse tek shqiptaret me duhet te vras 99 qe 1 te bindet.

jam Naltmadhni tha se gjith Shqiptaret jan Madhni.

haaaaaaaaaa,bravo i qofte ne qofte se e ka thene,jemi tamam ashtu pa as nje ekzagjerim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top