sabah
Anëtar i Respektuar
Pse Sali Berisha nuk e don Bashkimin Kombëtar?!
Shkruan: Basri Kodra - Prishtinë, 07. 10. 2008
Nuk dua të merrem me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, jo pse është Kryeministër, apo pse është më i pushtetshëm, përkatësisht më i gjithë pushtetshëm se shumëkush prej nesh, por në radhë të parë pse, pavarësisht nga shumësia e argumenteve dhe parimet e qëndrimeve të mbajtura kundrejt sjelljeve të tij, nuk do të mund të kesh kurrfarë ndikimi as tek ai e as tek përkrahësit e shumëllojtë të tij, sepse janë të pandikueshëm edhe nga kritikat e atyre që ua njohin e ua dinë shumë më mirë të gjitha të ligat që i kanë bërë e të këqijat që i kanë sjellë këtij populli. Nuk dua të merrem me të, por nuk mund të mos merrem në këtë rast, ngase mënyra se si ai po merret me të gjithë ne është jo pa pasoja si për të tashmen ashtu dhe për të ardhmen tonë.
Duke kërkuar nëpër internet, hasa në një lajm të cilin e paraqiste një faqe e në të cilën tregohej çka kishte thënë Kryeministri i Shqipërisë në një emision televiziv në TV Klan. Komentuesi i këtij lajmi shkruante se Berisha i bëri këto komente vetëm pak ditë pasi kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, foli diçka edhe rreth opcionit për ndarjen e Kosovës.
Nuk është se ky ishte ndonjë lajm i mirë për ta dëgjuar e aq më tepër për ta parë shqiptuesin e atyre komenteve, por bindja ime do ndërtohej më sigurt sikur ta shihja në televizor kryeministrin e Shqipërisë duke thënë ashtu siç kishte thënë: "Shqiptarët nuk duan të bashkohen në një shtet të vetëm", sepse sipas tij "...dëshira për bashkim ka marrë përgjigje negative në Kosovë, ashtu siç nuk ka marrë përgjigje pozitive në Shqipëri". Sipas tij, kosovarët luftuan për pavarësi, e jo për bashkim, dhe se politikanët e Kosovës qysh më 1992 kishin kërkuar pavarësi e jo bashkim me Shqipërinë!
Këto fjalë, sado të pavërteta, sado të pasakta, sado të padrejta dhe më në fund sa do të panjerëzishme që janë, nuk më habisin aq shumë, ngase po e di se kush i ka thënë, por po habitem me një fakt tjetër: çka e shtyn kryeministrin tonë deklarojë mu kështu siç ka deklaruar?! Ai sikur ka frikë nga një bashkim i mundshëm! Po, pse të frikësohet Sali Berisha nga populli i vet dhe nga kombi i vet i bashkuar? A është e mundur të mos e dijë ai se jeta e tij jo vetëm si kryeministër apo si kryetar, por edhe si qenie njerëzore, është tejet e shkurtër në krahasim me jetën e gjithmonshme të popullit shqiptar dhe të atdheut të tij! Vetëm kur merren parasysh të dhëna të tilla dhe shumë të tjera si këto, e kupton se sa thellë kanë rrëshqitur shumica e politikanëve tanë në verbërinë që i ka sjellë luksi i pushtetit.
- A thua nuk e di Sali Berisha se pohime të tilla mund të hedhen poshtë edhe nga një gjimnazist i zakonshëm?
- Me çfarë kriteri e ka matë Sali Berisha, se shqiptarët nuk duan të bashkohen në një shtet të vetëm?
- Mos u lejuan ndonjëherë të gjithë shqiptarët të deklarohen në referendum?
Përgjigjen e jep vetë ai duke thënë se "dëshira për bashkim ka marrë përgjigje negative në Kosovë, ashtu siç nuk ka marrë përgjigje pozitive në Shqipëri"! Kryeministri do të duhej të pyetej: përveç referendumit të shtatorit 1991 në Kosovë, kur paska dalur Shqipëria ndonjëherë në referendum për këtë çështje, për të cilën ne nuk paskemi dëgjuar ende?! Por ai nuk ndalet këtu, sepse dëshiron të shkojë edhe më tutje, kur thotë se, "kosovarët luftuan për pavarësi e jo për bashkim, dhe se politikanët e Kosovës qysh më 1992 kishin kërkuar pavarësi e jo bashkim me Shqipërinë"! Për të dëshmuar se për çka luftuan kosovarët gjatë luftës së fundit, duhet të merret e të lexohet betimi i ushtarit të UاK-së, e sa për kërkesën e politikanëve tanë më 1992 për pavarësi, ma thotë mendja se, nga sa është parë e dëgjuar prej kur ndërkombëtarët kanë ardhur në Kosovë, po të kishin qenë të pranishëm ata më 1992 ashtu si janë sot, politikanët tanë jo që nuk do të kërkonin pavarësinë, por kërkesat e tyre vështirë se do të kishin mbërritur deri te autonomia e vitit 1974.