Berisha do të aktivizohet nga minuta e parë

Ado

FISEBILIL-LAH
Trajneri i Shqipërisë Arie Haan ka vendosur që ndeshjen e sotme kundër Portugalisë ta fillojë me dy sulmues, Besart Berisha dhe Edmond Kapllani, ndërkohë që holandezi ka dhënë një deklaratë lëvduese për asin portugez, Cristiano Ronaldo, duke thënë se vetëm arma mund ta ndalojë atë.

“Për ta ndaluar Cristiano Ronaldon duhet të nxjerr pistoletën”, ka thënë Haan në konferencën për shtyp.

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm për Portugalinë, e cila dëshiron të ngjitet më lartë në grup. Por është po aq i rëndësishëm edhe për ne pasi që edhe ne i kemi qëllimet tona”.

Edhe pse Haan do të startojë me dy sulmues, Berisha dhe Kapllani, duket se trajneri kuqezi do të vazhdojë me taktikën e ngjashme 4-2-3-1.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Portier: Beqaj; Mbrojtës: Curri, Beqiri, Vangjeli dhe Agolli; Mesfushorë: Lala, Cana, Skela, Duro dhe Berisha; Sulmues: Edmond Kapllani./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top