Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

cent

...Lontano
Kryeministri Berisha u kërkoi dje ministrave të tij në mbledhjen e qeverisë që të përgatisin dosjet e projekteve për t’ia dorëzuar qeverisë së re. Ashtu si dhe paraardhësi i tij, Fatos Nano, në vitin 2005 kur dorëzoi pushtetin tek e djathta pas humbjes së zgjedhjeve, edhe Kryeministri Berisha po kërkon dorëzimin e të gjithë dokumentacionit që ministrat duhet t’ua dorëzojnë kolegëve të tyre që do të ulen në muajin shtator.
2qlsb5w.jpg
Por Berisha, ndryshe nga Nano, ironizoi fituesit e zgjedhjeve se mund të mohojnë çdo projekt që kjo qeveri ka realizuar apo është në proces realizimi. Për këtë ai i porositi ministrat e tij që çdo dosjeje t’iu bëjnë nga një kopje që të kenë dhe ata dokumentacionin e ministrisë që kanë drejtuar. “Zotërinj ministra, jemi në mbledhjet e fundit dhe kërkoj në mënyrë të vendosur që pasardhësve tuaj t’u lini në tavolinë listën e projekteve në vazhdim dhe për çdo projekt në vazhdim, në drejtorinë përkatëse duhet të jetë dosja të cilën duhet ta keni kontrolluar. Të mos harroni se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe mund të thonë se nuk gjetëm dosje. Ndaj, një kopje të dosjes do ta merrni me vete dhe një tjetër do ta lini në drejtorinë përkatëse. Kjo do të bëhet”, tha Berisha. Sipas tij, detyrimi i qeverisë aktuale është të vlerësojë votën e qytetarëve, por, nga ana tjetër, duhet vlerësuar edhe puna e deritanishme që qeveria ka bërë. “Ne kemi detyrë ndaj qytetarëve. Qytetarët i kanë votuar dhe ne respektojmë plotësisht qytetarët shqiptarë. Me disiplinë të hekurt do të lihet lista e çdo projekti, në ç’fazë është, ku dhe sa duhet për t’u përfunduar. Një kopje të dosjes e marrin ata dhe një kopje ministri, në mënyrë që ta ndjekim. Kjo është trashëgimia jonë, së cilës, po deshën t’i vënë vizë a kryq, të bëjnë si të duan, por ne kemi funksionuar në mënyrë që shteti të funksionojë, ekonomia të funksionojë, zhvillimi të funksionojë. Dhe në të gjithë sektorët janë me mijëra projekte në vazhdim dhe uroj që të ecin përpara”, tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Ekonomia
Kreu i qeverisë nuk la dje pa përmendur disa arritje pozitive të kabinetit të tij, veçanërisht në sektorin ekonomik. “Zhvillime pozitive janë edhe gjendja, do të thosha, e shkëlqyer e tregut financiar në vend, ku bonot po blihen me interesat më të ulëta, rekord. Inflacioni i muajit të kaluar ishte 0.8 për qind më i ulët se muaji korrik i një viti më parë dhe kjo jo se njerëzit kanë mbyllur gojën e nuk po hanë, siç shkruan shtypi i Partisë Socialiste, por se ka një prodhim të madh, të gjithanshëm, si rezultat i politikave të nxitjes së prodhimit. Ky tregues është dëshmi e stabilitetit të shkëlqyer makroekonomik. Po kështu, ka rritje të eksporteve të vendit me 27 për qind në muajin korrik. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur ato ishin 10 miliardë lekë, korrikun e këtij viti ishin 13.7 miliardë, pra, një rritje prej 3.7 miliardësh, ose 27 për qind.

ARISTIR LUMEZI
 
Pe: Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

I derzon kot se sja morin parasyshe....!
 
Titulli: Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

Mire ka bere se kta ministrat mavi mbase sdine te ndertojne dosje,keshtu qe i kane gati lol
 
Pe: Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

MasteR lol lol lol lol lol mavit i kan hyp gomarit mbrapsh shume premtime te shofim cfar do bejne lol lol lol
 
Titulli: Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

Premtimi i pare dhe ai qe beri buje ishte spitalet falas,tani kan dale kane thene sna prano koalicioni lol kta jane te lodhur mer
 
Pe: Berisha: Bëni gati dosjet e projekteve

he mer se shume shpejt dhe ketyre do dali era, shume shpejt do konsumohen jo 8 vite po per 4 vjet te kesh LSI ne koalicion ate keqen kush do vjedhi me pare te kene leke per zgjedhje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top