- Bredhi ne vete eshte nje peme qe qendron gjithnje i gjelber. Kjo e ben ate te vecante sidomos ne pjese te botes ku ka me shume se nje apo dy stine dhe pemet jane ne pergjithesi gjetherenese. Per mua simbolizin shpirtin e perterire dhe te gjelberuar pertej stines dhe kohes. Ne nje kohe kur koha eshte e zymte dhe e ftohte te jep nje shije krejtesishte te gjalleruar dhe te re qe lidhet me stinen e pranveres dhe veres.
Eshte nje tradite qe nga feminija apo e keni "marre" nga vendet ku jetoni tani?
- Fillimisht e kam marrur nga familja qe padyshim lidhet edhe vendodhjen e tyre ne ate kohe. Tani eshte bere pjese imja qe i jep kohes nje perterirje dhe shije te ndryshme me ate te kohes.
une gjithmone pertoj ta vendos pemen ne shtepi
gjithm kurajon e merr ime meme
ne tjeret e ndihmojme duke i dhen ndonje top per ta vendosur ose duke e kritikuar:seshte mire aty,pak me majtas,jo jo ,ooooooooop aty lere-sikur rregullon antenen
simbolika eshte afrimi i festave te fundvitit
edhe pse si kam shume qef mundohem mos ta shfaq ne ambjentin perreth
Cdo vit e kam vendos pemen ....eshte nje nga traditat me te bukura qe egziston ...nuk e di se kush eshte kuptimi i vertet i Bredhit ne shtepi apo qellimi i saj ,por thjesht e bej sepse e para duket shtepia me bukur e dyta sepse ndjehet me shume atmosfera e festave .
Por kete vit pema ime 6 vjecare (6 vjet kisha qe e perdorja ) me ra nga ballkoni e kisha bere gati per ta vendosur ,por fryti nje ere e madhe dhe iku fluturoi pema
Ne mengjes qe e kerkoja une se gjeta me .
Tani kam vendos nje peme te vogel .
Vendosja e bredhit apo e pemes se vitit te ri eshte nje tradite e kahereshme ne shtepine tone.Vite te shkuara kur ishim me te rinj e rregulloja vete,por tani jo se pertoj ,por meqe familja jone eshte e madhe e rregullojne me te vegjlit.Sigurisht edhe ne u japim ndonje mendje per ta zbukuruar,ose u bejme ndonje vrejtje nese puna nuk ka shkuar mire.Pema e vitit te ri zakonisht behet prej drurit te bredhit qe simbolizon freskine dhe vitalitetin pergjate gjithe vitit per shkak te gjetheve ne forme halash te cilat qendrojne jeshil dhe gjate gjithe kohes .
cdo vit e bej bredhin..qe kur kam qen e vockel,deri tani,eshte tradite qe e kam mare nga femijeria,dhe per mua simbolizon periudhen me te bukur te vitit,fytyra te qeshura, njerez te lumtur,pushime...simbolizon kenaqesine..