BeniT
Donatorë
- Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Papa Benedikti i XVI-të është lutur për gruan në të gjithë botën.
Duke folur përpara 20 mijë besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, Papa tha se shembulli i shqiptares së thjeshtë Nënë Tereza, është modeli për t’u ndjekur. “Në epokën tonë kemi parë Nënë Terezën , një vajzë e thjeshtë nga Shqipëria, e cila u bë me bekimin e Zotit një shembull për gjithë botën në shërbim të njerëzimit”, - tha Papa. “Po dhe sa shumë gra të tjera, shtoi Papa, punojnë çdo ditë në errësirë për të mirën e njerëzimit dhe për mbretërinë e Zotit? Sot unë lutem për të gjitha gratë”.
Përpara besimtarëve të shumtë, Papa Benedikti i XVI-të bëri thirrje për lutje dhe reflektim.
Ai bëri të ditur se do të ndërmarrë një turne në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, për të përçuar mesazhin e paqes në të gjitha këto vende. Kreu shpirtëror i Vatikanit do të jetë në Lindjen e Mesme nga data 8 deri në 15 mars dhe më pas nga data 17 deri në 23 në Kamerun dhe Angola. Uniteti dhe paqja pritet të jetë mesazhi i Papës në udhëtimin e tij disa javor.