Belgu që di 33 gjuhë, mes tyre dhe SHQIP

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mund të quhet me plot gojë një poliglot. Di 33 gjuhë të huaja e mes tyre futet edhe shqipja. Studiuesi belg, Johan Vandevale, i cili ka shkelur tokën shqiptare për të studiuar gjuhën e vendit tonë, në një intervistë të dhënë për revisten “Shkenca dhe jeta”, në vitin 1990, rrëfen se si ka nisur të mësojë për këtë gjuhë. Ndër të tjera ai vlerëson gjuhën shqipe, duke e cilësuar si origjinale dhe mjaft të bukur. Gazeta “Tirana Observer” boton sot intervistën e poliglotit belg, që ka studiuar edhe gjuhën shqipe.

اfarë ju ka shtyrë të mësoni një numër kaq të madh gjuhësh?
Nuk e kam të lehtë t’i shpjegoj motivet; e vërteta është që njëra gjuhë të fton gjithmonë të mësosh një tjetër e kështu me radhë. Për mua secila gjuhë përfaqëson një rrugë të veçantë e të papërsëritshme për t’iu afruar njeriut. Ndoshta në themel të kësaj përpjekjeje janë respekti dhe dashuria që ndiej unë për njeriun. Gjithsesi, mësimi i një gjuhe për mua është burim kënaqësie.
Ku e ndieni këtë kënaqësi?
Për mua bukuria e gjuhës shfaqet para së gjithash, në rrafshin konceptual, d.m.th, në mënyrën se si është ndërtuar dhe se si funksionon sistemi saj; s’ka si të ndodhë ndryshe, përderisa unë jam shkencëtar dhe gjuhët i mësoj duke i studiuar. Nga kjo pikëpamje, gjuha për mua i ngjan një loje shahu, e cila megjithëse zhvillohet e drejtohet nga rregulla formale të rrepta, prapëseprapë mund të vlerësohet edhe estetikisht, dikur mahnitesha nga sistemi pothuajse matematik i turqishtes, gjuhë pas së cilës edhe tani jam i dashuruar. Bukurinë e shqipes e gjej, para së gjithash, në origjinalitetin e saj, në atë çka e dallon nga gjuhët e tjera, ose, bie fjala në lehtësinë me të cilën ndërtohen fjali të varura lidhore dhe në ato raste kur shumë gjuhë, mes të cilave anglishtja e frëngjishtja, nuk do të mundnin.
اfarë ju tërhoqi tek shqipja?
Për herë të parë e dëgjova gjuhën tuaj nga dy studiues shqiptarë në një takim ndërkombëtar, e ndjeva veten si fajtor që nuk isha interesuar edhe më parë për këtë gjuhë. Ndërsa tani bëj vizitën e dytë në Shqipëri dhe kam kënaqësinë e veçantë të flas shqip, të bisedoj me shqiptarë, duke u ndier mirë. Duke u zhytur në botën dhe kulturën tuaj, unë arrij të kuptoj shumë tipare shpirtërore të shqiptarit. Kjo ndodh ngaqë në gjuhën shqipe janë të ngulitura tiparet origjinale të kulturës suaj. Përndryshe, sikur ne të komunikonim në një gjuhë tjetër, p.sh, në anglisht, një pjesë e kulturës angleze, amerikane do të ndërhynte në bisedë, çka do të ishte krejt e padëshirueshme.
A ndieni ndonjë lidhje shpirtërore të veçantë me atë popull të cilit i studioni gjuhën?
S’ka dyshim që njohja e gjuhëve të huaja në mënyrën e vet i shërben afrimit të njerëzve dhe të popujve, rrit respektin e ndërsjellë. Duke studiuar e më pas duke folur gjuhën e një populli tjetër, njeriu nis ta respektojë atë popull e kulturën e tij. Kjo më duket shumë e rëndësishme, sidomos në rrethanat e sotme ndërkombëtare, kur kontaktet efektive midis popujve rriten me ritme shumë më të shpejta, se sa përpjekjet për të njohur kulturat e njëri-tjetrit. Më shqetëson ajo që ndodh në disa vende perëndimore, ku kanë shkuar për të punuar një numër shumë i madh emigrantësh të huaj, të cilët janë tani një pjesë e pamohueshme e shoqërisë perëndimore; për fat të keq, në kulturën tonë zyrtare vihet re një mungesë e dëshirës dhe interesit për të njohur veçoritë shpirtërore dhe tiparet kulturore të atyre popujve, që pa të drejtë i quajnë të vegjël; mbi këtë bazë vlerësohen edhe gjuhët “superiore” dhe të “ulëta”. Dhe një poliglot ka privilegjin që të mund të kuptojë se sa e pathemeltë është pikëpamja që i ndan gjuhët në gjuhë “larta”, në gjuhë “kulturore” dhe në gjuhë të “ulëta”, në të vërtetë çdo gjuhë ka fuqi shprehëse të madhe, dhe po të punohet, mund të bëhet interpretuese e çdo kulture sado të lartë. Të marrim rastin e shqipes, brenda një kohe relativisht të shkurtër dhe nëpërmjet shfrytëzimit të kujdesshëm të mundësive potenciale të fjalëformimit, të sintaksës dhe të leksikut, shqipja u zhvillua me ritme të përshpejtuara, duke ua kaluar në disa pikëpamje edhe gjuhëve perëndimore, si frëngjishtja ose anglishtja. P.sh, shumë herë fjala shqipe e krijuar rishtas, ose edhe e mëparshme, është më e shkurtër se sa përgjegjësja e saj në gjuhë të tjera; shqip pavarësi (fjalë praktikisht katërrokëshe); gjermanisht Unabhanginkeit (pesërrokëshe), italisht Indipendenza (pesërrokëshe). Duke qenë më e shkurtër, fjala shqipe e ekonomizon më mirë se sa motrat e saj në gjuhë të tjera.
Si e shihni raportin midis përparimit të një gjuhe dhe ndërhyrjes së shoqërisë në atë gjuhë?
Mendoj se nga pikëpamja e mundësive shprehëse të gjitha gjuhët janë të barabarta, vetëm se këto mundësi duhen shfrytëzuar. Ndërhyrja e shoqërisë në gjuhë, që realizohet nëpërmjet kodifikimit, neologjisë, mënjanimit të fjalëve të huaja etj., është një kusht për përparimin gjuhësor. Mirëpo kjo ndërhyrje duhet të paraprihet nga njohja shkencore e sistemit të gjuhës, në mënyrë që kodifikimet e sistemit të respektojnë prirjet objektive të zhvillimit të tij. Kam vënë re se shumë neologjizma të shqipes janë krijuar drejt, në përputhje me rregullat fjalëformuese, prandaj kanë zënë qysh tani vend të qëndrueshëm në sistem, duke i ndihmuar gjallërisht komunikimit.
33 gjuhët që njihni, i përfytyroni si ishuj apo si pjesë të një kontinenti të vetëm?
Kam studiuar gjuhë të familjeve të ndryshme, të kulturave të ndryshme, e gjithnjë e më tepër jam bindur se gjuhët e kanë një thelb të përbashkët, dhe se kalimi nga një gjuhë në një tjetër është gjithmonë i mundshëm, çka do të thotë edhe se kultura, në fund të fundit, i kapërcen barrierat gjuhësore. Përkthimi i ndihmon jo vetëm tejçimit të vlerave kulturore, por edhe vetë gjuhës, e cila në ballafaqim me një gjuhë tjetër, fiton tipare të reja.
Si poliglot, kur keni ndërmend të çlodheni?
Mësimi i gjuhëve të ndryshme për mua është një pasion, por nuk mund të them se është një veprimtari e finalizuar. Nuk e di se ku do të arrij, vetëm di se një gjuhë e panjohur është për mua një objekt shumë tërheqës dhe magjepsës. Duke u njohur me gjuhë nga më të larmishmet, e kam kuptuar gjithnjë e më qartë absurditetin e europocentrizmit, sipas të cilit gjuhët perëndimore janë të vetmet interpretuese të mundshme të kulturës së sotme a të nesërme. اdo gjuhë, qoftë edhe e largët apo e harruar, përfaqëson një thesar të paçmuar, por sa mund duhet për ta hedhur në dorë atë thesar!TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top