Belgjika voton eutanazinë.

A ka të drejtë të vdesë një fëmijë me sëmundje në fazën e fundit e me dhimbje të padurueshme? Parlamenti i Belgjikës do të votojë për këtë pyetje të vështirë.

Projekt-ligji për eutanazinë mbështetet gjerësisht - por ka marrë kundërshtim të ashpër nga kritikët.

Belgjika ka legalizuar eutanazinë më 2002 për ata që kanë “vuajtje fizike ose mendore të vazhdueshme dhe të padurueshmë që nuk mund të lehtësohet.” Të miturit ishin të përfshirë në propozimet origjinale, por janë lënë jashtë legjislacionit të fundit për arsye politike.

Projekt-ligji i ri do të zgjeronte “të drejtën për të vdekur” te ata nën moshën 18 vjeçe nën kushte të caktuara të rrepta, duke përfshirë vlerësimin se a është fëmija i aftë të kuptojë çfarë do të thotë eutanazia. Duhet të jepet gjithashtu pëlqimi i prindërve apo i kujdestarëve.

Nëse miratohet nga Parlamenti në Brukel, projekt-ligji do t’i çohet mbretit për ta nënshkruar në ligj.

infoGLOBI
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top